Qeveria
Legjitimitet, Konsensus apo vetëm Represion?
Shqipëria ndoshta është i vetmi vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron të hyjë në BE, që de facto ka një Parlament të rrëzuar moralisht.
Tjetër masë shtrënguese për bizneset. Hiqet kuponi tatimor për pikat e shumicës
Në kuadër të forcimit të masave për lëshimin e kuponit tatimor, qeveria ka propozuar një masë tjetër shtrënguese për bizneset lidhur me lëshimin e kuponit tatimor. Nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk do lejohen të shesin me kupon tatimor tek blerës joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë). Në nenin 7 të projektligjit të procedurave tatimore, në kuadër të forcimit të masave për lëshimin e kuponit tatimor, qeveria ka propozuar një masë tjetër shtrënguese për bizneset lidhur me lëshimin e kuponit tatimor.
Shënim: Protesta ekziston. Asaj i mungon organizmi
Shqipëria është në një luftë politike të vazhdueshme mes dy palëve që njëra-tjetrën e quajnë fundin e perspektivës për shqiptarët. Publiku është në mes dhe duhet të zgjedhë mes dy alternativave, të besojë dhe t’i bindet njërës apo tjetrës palë për rrugën që duhet të marrë, artikuluar si kryqëzime idesh mes partive që periodikisht që ndërrojnë vendet, në pushtet e në opozitë.
A kemi një krizë me zyrën e OSBE-së? Ministrja Gjosha i shmanget komentit
A ka një çështje qeveria shqiptare me OSBE-në? Një letër e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Jashtme për ministritë e linjës, kërkonte para dy ditësh mbyljjen ose përshpejtimin e mbylljes së projekteve me këtë organizëm në Tiranë, edhe pse më pas ministria e zbuti impaktin e këtij lajmi. Në media është folur se kryeministri Rama dhe ambasadori Raunig kanë komunikuar me tone të larta në telefon, ku Rama nuk ka ngurruar të thotë se do dërgojë një notë proteste ndaj Raunig në selinë e OSBE-së në Vjenë.
“Nuk di të kem parë një opozitë me kaq shumë fat me gabimet e qeverisë. Por opozita nuk ka qenë kaq dobët as në 1997-ën”
Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër shkruan sot për qëndrimin e opozitës e cila sipas tij, nuk po di të përfitojë nga gabimet e qeverisë. Majko del hapur në pozicion kritik kur thotë se “nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë”. Por Majko shton se opozita nuk është në lartësinë e detyrës dhe ky është fati i qeverisë. “Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës.
"Frankfurter Allgemine Zeitung": Shqipëria në varfëri, njerëzit ikin të zhgënjyer nga qeveria socialiste
“Pse emigrojnë kaq shumë njerëz pikërisht nga Shqipëria?” Kjo është pyetja që ngrihet nga media gjermane. “Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë”, shkruan gazeta "Frankfurter Allgemine Zeitung" në numrin e së premtes mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria. Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkresave për azil nga Shqipëria në përiudhën janar - gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar.
A po e miraton heshturazi qeveria ikjen e shqiptarëve?
Enver Robelli sillte në opinionin e tij të sotshëm në “Koha Ditore” edhe një fragment nga intervista e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me gazetën “Süddeutsche Zeitung”: “Ne nuk jemi si Zvicra. Por ne as që duam të jemi si Zvicra, sepse kjo do të ishte monotone. (...) Është e tmerrshme të shohësh se si disa vende të mëdha dhe të pasura po dështojnë t’i pranojnë refugjatët. BE-ja sot duket si një federatë përplot me egoistë që mendojnë vetëm për kombet e tyre. Jo si familje me vlera të njëjta, e cila bashkëpunon.
Shënim: Dy standarde për stigmën “dekriminalizim”: një për politikën e një për gjyqësorin
Dje u bë publik vendimi i qeverisë shqiptare për propozimin e projekligjit për dekriminalizimin. Përtej pikave të tij, tërheq vëmendjen përpjekja për të mos cenuar “etikën” nga ana e qeverisë. “Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave Projektligjin ‘Për Legjitimitetin e Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë funksione publike’.Nëpërmjet këtij Projektligji qeveria shqiptare i jep zgjidhje përfundimtare debatit të kohëve të fundit mbi të ashtuquajturin “dekriminalizim”, tha ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.