Qeveria
Shënim: Ah, sikur të kishim një qeveri dhe një opozitë!
Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë online me njerëzit, përmes Twitter e Facebook, ku përgjigjet për çështjet që shqetësojnë vendin. Edi Rama erdhi në pushtet në qershor të vitit 2013, por në zyrë hyri në shtator. Kështu që kjo bisedë për bilancin e qeverisjes është në dy vjetorin e tij si kryeministër. Ajo ka rëndësi pasi kriza ekonomike, dështimet në tatime e dogana, politika fiskale, problemet serioze në shëndetësi, kanë dalë në sipërfaqe si probleme të prekshme, e që po shtojnë kostot e jetesës së shqiptarëve.
Qeveria ua heq bashkive mbledhjen e taksave. Ka më shumë besim tek drejtoria e vet e tatimeve?!
Një tjetër hap drejt centralizimit, këtë herë në sektorin e mbledhjes së taksave. Gazeta Shqip flet sot për një dokument strategjik të qeverisë, një projekt që do të hyjë në fuqi pas shkrirjes së policisë bashkiake. Sipas draftit, të ardhurat e pushtetit lokal do të kontrollohen nga Tatimet dhe jo më nga bashkitë, pasi vendorët nuk kanë aftësinë e duhur për t’i mbledhur këto taksa, shkruan Shqip.
Cani: Më 1 shtator nis lufta kundër informalitetit, në fokus bizneset e mëdha
Gati aksioni kundër informalitetit ku në fokus do të jenë bizneset e mëdha, si ato të karburanteve dhe duhanit. Në këtë mënyrë ministri i Financave, Shkëlqim Cani shpalli sot fushatën e re të qeverisë kundër informalitetit.
"Ky aksion synon rritjen e të ardhurave që do ta ndihmojë qeverinë në disa drejtime. Qëllim final është ulja e nivelit të taksave dhe e borxhit publik. Do të krijojë mundësi edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve”, theksoi Cani.
"Qeveria shqiptare të kthejë shpresën te njerëzit"
“Për të ndalur fenomenin e azilkërkuesve, Qeveria shqiptare duhet të rikthejë shpresën”. Është ky apeli që ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, i drejton ekzekutivit shqiptar. Duke folur për “Abc News”, diplomati gjerman kritikoi politikën shqiptare duke thënë se është marrë pak me fenomenin shqetësues të azilkërkuesve. Sipas tij, Qeveria duhet të sqarojë njerëzit dhe të rikthejë shpresën, ndërsa paralajmëroi se vazhdimi i këtij fenomeni do të krijonte një efekt psikologjik negativ te gjermanët, me ndikim në procesin e integrimit të Shqipëri.
Edhe ushtarakët me sytë nga Strasburgu për pensionin
Edhe pensionet e ushtarakëve do të trajtohen në finale nga Gjykata e Strasburgut. Dosja është dorëzuar tanimë aty dhe pret gjykimin për kërkesën e zbatimit të të drejtave që burojnë nga një jetë punë, të cilën shteti shqiptar e ka të vështirë ta njohë. Çështja ka tërhequr vëmendjen edhe të Organizatës Europiane të Ushtarakëve, EUROMIL, presidenti i të cilës, Emmanuel Jacob, do të jetë në Tiranë më 24 gusht. “Shekulli” raporton sot se Jacob do të marrë pjesë në një takim të posaçëm me ushtarakët shqiptarë “për të diskutuar lidhur me problematikat që shoqërojnë trajtimin e tyre financiar”.
Kriza, pasojë e politikës fiskale së qeverisë
Ekonomia është tema kryesore që përcakton edhe ecurinë e qeverisjes aktuale. Ekzekutivi i tanishëm ka paralajmëruar disa masa të forta që synojnë uljen e evazionit dhe informalitetit. Aksioni është karahasuar nga ministri Arben Ahmetaj me aksionin e energjisë, që ktheu në binarë një sektor të tërë. Mbetet e paqartë nëse kjo nismë do të ketë efek apo jo, sikurse mbetet e paqartë nëse qeveria ka ndërmend të rishikojë politikën fiskale apo jo. Kjo kërkesë shtrohet nga disa ekspertë, por edhe nga opozita.
Heshtjes së qeverisë për azilkërkuesit, i mungon vetëm shprehja: "Jashtëqitje e kombit"
Situata e emigrimit aktual të shqiptarëve, ngjan më shumë me atë që ndodhi në vitin 1990 me hapjen e ambasadave. Pasi edhe asokohe problemi mori karakter politik, deri sa shteti vendosi pajisjen me pasaporta ehe lejoi largimin e rreth 5000 qytetarëve. Kujtojmë se asokohe, ish-presidenti Ramiz Alia, do ta konsideronte “sukses” faktin se asnjë prej atyre që hynë në ambasadë, “nuk ishte me shkollë të lartë”. Apo “nuk vinte nga inteligjenca”.
Raporti i Brukselit: Shqipëria, e fundit në rajon për mbledhjen e të ardhurave, me 27.8% të GDP-së
Komisioni Europian në një raport për ekonomitë e Ballkanit, konstaton se Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat.
Greqi, qeveria mund të kërkojë votëbesim më 20 gusht
Kryeministri grek, Alexis Tsipras mund të kërkojë votëbesimin e qeverisë së vet më 20 gusht. Gazeta greke “Protothema” shkruan se kjo gjë mund të ndodhë, pasi Tsipras është vënë para faktit se një grup i deputetëve të partisë së tij, Syriza, refuzojnë politikën shtrënguese të BE-së. Sipas kësaj gazete, numri i deputetëve që kundërshtojnë kursin aktual, ishte më i madh nga sa mund të pritej, sidomos në votomin e marrëveshjes së fundit.