Qeveria

Polemika me ortodoksët, qeveria i përgjigjet reagimit të Kishës ne portalin e transparencës

Postuar në 17 Tetor, 2015 00:29

Në një përpjekje për të sqaruar pozicionin e qeverisë pas deklaratave të kryeministrit në parlament dhe reagimit të kishës ortodokse, stafi i kryeministrit ka përgatitur një njoftim të publikuar në portalin e hapur me iniciativën e këshilltarit të kreyministrit, Endri Fuga, transparenca.al
Qeveria thotë se qëllimi i deklaratave të kryeministrit nuk ka qenë inventari i investimeve të Kishës Ortodokse për mirëmbajtjen e objekteve të saj të kultit, por marraveshja mes tyre për restaurimin e disa kishave dhe manastireve, pjesë e trashëgimisë kukturore.

Qeveria në sulm për të mbrojtur marrëveshjen me CEZ: "Shpëtuam nga Vaterloja financiare në Arbitrazh"

Postuar në 16 Tetor, 2015 15:30

Çështja CEZ po rezulton patatja e nxehtë e qeverisë. Në hapjen e saj perceptimi kryesor, madje edhe akuza publike, u adresua ndaj Ilir Metës. U diskutua një manovër për mbledhje borxhesh, kurse sot, në rrugë zyrtare flitet për qindra milionë euro dëm të shkaktuara me një firmë te vetme. Marrëveshja e Mirëkuptimit mes qeverisë aktuale dhe CEZ është vënë nën akuzë zyrtare nga institucione të shtetit shqiptar, duke kaluar praktikisht në hetim penal nga organet e akuzës në Shqipëri.

Reagimi i qeverisë për akuzat e fundit: krijon portalin "transparenca.al"

Postuar në 15 Tetor, 2015 15:24

Qeveria ka vendosur të krijojë një portal të ri: transparenca.al. Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, sqaron në këtë video se aty do të publikohen të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që "gazetarët të informohen përpara se të shkruajnë". Portali vjen pas akuzave të fundit për CEZ dhe për ministrin e Brendshëm, të cilat qeveria nuk ishte në gjendje t'i sqaronte plotësisht. Duket se qeveria ndjen një peshë nga informimi masiv i portaleve online për cilësinë e të cilit ka rezerva të mëdha.

Ulni taksat!

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:02

Gazeta “Shqip” raporton se biznesi shqiptar dhe ai i huaj që operon në Shqipëri ka përpiluar një paketë kërkesash të cilat ia ka dërguar Ministrisë së Financave me synim marrjen parasysh të tyre në hartimin e paketës fiskale. Duhet thënë se nga paketa e kërkesave që raporton “Shqip” politika fiskale e qeverisë kontestohet gjerësisht dhe me gjasë ajo ka ndikuar në krijimin e një klime jo pozitive. Më poshtë kërkesat e biznesit:

Fasonët: Të mos paguhet tatimfitimi kur bëhet investim në makineri

Motivimi i tatimpaguesve: Kulaçi, jo kërbaçi

Postuar në 11 Tetor, 2015 11:39

Qëndrimet motivuese janë mënyra me të cilën tatimpaguesit e shikojnë veten e tyre në lidhjen që kanë me administratën tatimore dhe sistemin tatimor, veçanërisht, masën e distancës shoqërore që dëshirojnë të vendosin ndërmjet administratës tatimore dhe sistemit tatimor, distancë kjo që tregon shkallën e pranimit ose mospranimit të autoritetit tatimor dhe, si rrjedhim, shkallën me të cilën këta tatimpagues janë të hapur për t’u influencuar nga administrata tatimore. Mungesa e një strategjie për të nxitur përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor varet ng

Propaganda e “statistikës së fitores” - Kur kryeministri kërkon “tri pikë” në tavolinë

Postuar në 10 Tetor, 2015 19:15

Me një mikun tim, mbështetës të “të kaltërve” të Chelsea-it, i cili “urrente” Liverpool-in, hahesha gjithmonë me fjalë, duke i thënë se ekipi i tij ka filluar të fitojë për arsyen e thjeshtë se u bënë investime të mëdha financiare. Ai ma ktheu duke më thënë se e rëndësishme për të ishte të fitonte skuadra që mbështeste. Pas kësaj nuk kisha më argumenta. Statistika e fitores është më e rëndësishmja. Megjithatë më erdhi edhe mua dita që të mburresha me “statistika të fitores” gjatë Ligës së Kampioneve në sezonin 2004-2005.

Tahiri deklaron se nuk do japi dorëheqjen: Ambicja e LSI për të marrë Ministrinë e Brendshme një spekulim mediaktik

Postuar në 10 Tetor, 2015 13:35

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka hedhur poshtë zërat për një krisje të marrëdhënieve mes dy partive kryesore të mazhorances. Ministri i Brendshëm i ftuari në emisionit “Kapital” në “Vizion Plus”, tha se nuk gjen asnjë motiv për ndryshime të kabinetit dhe e konsideron thjesht spekulim mediaktik ambicien e partisë se Metës për të marrë Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë, Ilir Meta ndryshe nga kryeministri Edi Rama deklaroi se qeverise i nevojiten impulse të reja.

Rrënimi "i programuar" i Kapitalit Njerëzor

Postuar në 09 Tetor, 2015 19:35

Stop bujkrobërisë së fermerëve!

Postuar në 09 Tetor, 2015 13:17

Që në fillim do doja të apeloja ndaj qeverisë që të tërhiqet nga vendimi që ka marrë se, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, fermerët nuk do të lejohet të shesin prodhimin e tyre duke dalë vetë direkt në treg. Sipas këtij vendimi, gjysma e popullsisë së vendit do të ndalohet të jetë pjesë e tregut dhe ata duhet të mbeten të lidhur vetëm me tokën dhe jo me tregun.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria