Shkuljani dhëmbët!

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 18:42

Të nderuar qytetarë, sot kur jemi në prag të Vitit të Ri, dua t’ju marr pak sekonda kohë për t’ju uruar të gjithëve nga zemra festa të gëzuara, suksese dhe mbarësi për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë të afërmit. Festat e fundvitit janë një kohë e jashtëzakonshme reflektimi, dashurie dhe bashkimi për të gjithë

Kështu nis ndër të tjera urimi i shtetasit Erjon Veliaj, shpërndarë sot në media dhe rrjete sociale.

Edhe ne, modestisht kemi një urim nga LOGJIKA për personin në fjalë: Sa më shpejt në BURG! Dhe sa më gjatë! Kuptohet përmes një procesi të rregullt ligjor dhe juridik.

E kujtoni dikur Sali Penexheren kur i deklaronte Edi Ramës: Do të t’i shkul dhëmbët me darët e ligjit. Pas dhëmbëve vjen nofulla!

Ja urimi i duhur për këtë gjallesë politike. Mendjen te LIGJI, jo te DARA dhe dhëmbët!

s.zaimi

Comments

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

Hajde urrejtje hajde
Do te shpifet ndonje semundje nga marazi o shoku gazetar

Submitted by redaksia on

E kam thënë ftohtë: t'i shkulen dhëmbët një nga një me darën e ligjit! Megjithë nofull! Ç'a ka për maraz? Zotëria ka zgjedhur një rrugë, unê një rrugë. Nuk ngecëm e të mallkojmë fatin! 

Pas tij Edi Ramës! Me forcën e ligjit dhe drejtësisë t'ia bluajnë brinjët! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.