Raporti i Brukselit: Shqipëria, e fundit në rajon për mbledhjen e të ardhurave, me 27.8% të GDP-së
Komisioni Europian në një raport për ekonomitë e Ballkanit, konstaton se Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat. Niveli i mbledhjes së të ardhurave në Shqipëri për këtë vit është 27.8% e GDP-së, raporton siç Ora News, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit mbledhin të ardhura gati dyfish më shumë në raport me GDP-në: Maqedonia mbledh të ardhura në masën 31.6% të GDP-së, Mali i Zi 42.9%, Serbia 40.3%, Bosnje Hercegovina 38.9%. Ndërkohë që ne lëmë prapa vetëm Kosovën, me një nivel të mbledhjes së të ardhurave prej vetëm 26.8%.
Kësisoj, duket se e vetmja mënyrë për qeverinë që nuk ka mundur të mbushë buxhetin me taksat e rritura, është një aksion i përqendruar në dy muaj për mbledhjen me forcë të detyrimeve.
Të ardhurat kundrejt GDP-së
Shqipëria 27.8%
Maqedonia 31.6%
Mali i Zi 42.9%
Serbi 40.3%
Bosnje dhe Hercegovina 38.9%
Kosova 26.8%
Add new comment