Edhe ushtarakët me sytë nga Strasburgu për pensionin

Postuar në 20 Gusht, 2015 08:58

Edhe pensionet e ushtarakëve do të trajtohen në finale nga Gjykata e Strasburgut. Dosja është dorëzuar tanimë aty dhe pret gjykimin për kërkesën e zbatimit të të drejtave që burojnë nga një jetë punë, të cilën shteti shqiptar e ka të vështirë ta njohë. Çështja ka tërhequr vëmendjen edhe të Organizatës Europiane të Ushtarakëve, EUROMIL, presidenti i të cilës, Emmanuel Jacob, do të jetë në Tiranë më 24 gusht. “Shekulli” raporton sot se Jacob do të marrë pjesë në një takim të posaçëm me ushtarakët shqiptarë “për të diskutuar lidhur me problematikat që shoqërojnë trajtimin e tyre financiar”. Nuk dihet nëse përfaqsues të Ministrisë së Mbrojtjes do të jenë prezent ose jo, por ata janë ftuar. Meqenëse gjykatat shqiptare bashkë me qeveritë nuk i kanë dhënë zgjidhje të kënaqshme problemit, shoqatat e ushtarakëve kanë menduar ta ngrenë atë me partnerë të huaj. “Ditën e hënë, me presidentin e EUROMIL-it do të diskuotjmë për të drejtat tona të mohuara dhe problemet që kanë ushtarakët shqiptarë. Bëhet fjalë për të drejtat e deritanishme, për problemet tona në Strasburg, të cilat i kanë kthyer edhe ata formalisht. Do të diskutojmë edhe për disa kërkesa, të cilat ne kemi kërkuar të rishqyrtohen sa i përket afateve. Si çështje në shqyrtim ia kemi dërguar dhe kryetarit Martin Shultz (Schultz)”, thotë për “Shekulli”, Kujtim Çako, kreu i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë. Një nga problemet kryesore mbetet trajtimi me pension, përllogaritjen e të cilit ushatarkët e kundërshtojnë. “Sipas përllogaritjeve mendohet dhe është folur se dëmi financiar arrin deri 40 për qind të masës së të gjitha pensioneve, por më të penalizuar janë ushtarakët në pension të parakohshëm, të cilët janë ulur në masën e pensionit minimal. Dhe kjo bëhet që i ashtuquajturi pension i parakohshëm nuk është pension, por pagesë mujore e pjesshme për shkak të nxjerrjes në lirim para kohe, si pasojë e reformave në Forcat e Armatosura”, shkruan “Shekulli”.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ju o ushtarake nuk jeni gje tjeter vecse parazitet e perjetshem te ketij populli. Keni ngrene e pire QYL tere jeten tuaj te padobishme per kerkend. Tani doni edhe pensione te majme. E perse?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.