euromil
Edhe ushtarakët me sytë nga Strasburgu për pensionin
Edhe pensionet e ushtarakëve do të trajtohen në finale nga Gjykata e Strasburgut. Dosja është dorëzuar tanimë aty dhe pret gjykimin për kërkesën e zbatimit të të drejtave që burojnë nga një jetë punë, të cilën shteti shqiptar e ka të vështirë ta njohë. Çështja ka tërhequr vëmendjen edhe të Organizatës Europiane të Ushtarakëve, EUROMIL, presidenti i të cilës, Emmanuel Jacob, do të jetë në Tiranë më 24 gusht. “Shekulli” raporton sot se Jacob do të marrë pjesë në një takim të posaçëm me ushtarakët shqiptarë “për të diskutuar lidhur me problematikat që shoqërojnë trajtimin e tyre financiar”.