A kemi një krizë me zyrën e OSBE-së? Ministrja Gjosha i shmanget komentit

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:11

A ka një çështje qeveria shqiptare me OSBE-në? Një letër e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Jashtme për ministritë e linjës, kërkonte para dy ditësh mbyljjen ose përshpejtimin e mbylljes së projekteve me këtë organizëm në Tiranë, edhe pse më pas ministria e zbuti impaktin e këtij lajmi. Në media është folur se kryeministri Rama dhe ambasadori Raunig kanë komunikuar me tone të larta në telefon, ku Rama nuk ka ngurruar të thotë se do dërgojë një notë proteste ndaj Raunig në selinë e OSBE-së në Vjenë. Arsyeja, kuptohet, është raporti "sekret" që ka shqetësuar seriozisht Ramën, ndërsa Meta është treguar i përmbajtur. Në mesin e debatit në fjalë, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka vlerësuar kontributin e organizatës në Shqipëri, por ka shmangur komentin nëse bashkëpunimi me qeverinë shqiptare duhet të vijojë edhe më tej, në një prononcim për Ora Neës. Kriza me zyrën e OSBE-së në Tiranë ka njohur disa momente kulmore gjatë viteve, ku më parë largimin e kësaj përfaqësie e kanë kërkuar Neritan Ceka, Dashamir Shehi etj. Gjithnjë me arsyen se Shqipëria ka arritur një stad të pjekur demokratik dhe prania e zyrës në fjalë e humbet qëllimin e saj. A është kështu?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.