permbytje
Reshjet bllokojnë autostradën, kaos në Tiranë, përmbyten shumë qytete. Emergjencat: Mbylluni në shtëpi (foto, video)
Ashtu si ishte njoftuar mëngjesi i sotëm i gjeti zona të vendit të përmbytura, kaos në trafik, paralizim qarkullimi në shumë të tjera dhe banesa e biznese të përmbytur. Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë u bllokua nga vërshimi i ujërave. Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.
Edhe me Vlorën e Rilindur i njëjti refren (Foto)
Vlora është gjendur sërish nën ujë , kjo falë rreshjeve me intensitet të lartë të pasdites së së shtunës . Rreshjet nisën rreth orës 17.30 të pasites dhe vijuan për rreth 2 orë duke bllokuar nën ujë pothuajse të gjitha rrugët e qytetit të vlorës .
20 të vdekur nga përmbytjet në Shkup
Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Shkupin mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar vdëkjen e 20 personave ndërsa kanë lënë pas vete dëme të shumta materiale. Situata më e rëndë është në lagjet Hasanbeg, Stajkovc, Haracine dhe në disa fshatra të Malësisë së Tetovës. Mosreagimi në kohë i autoriteteve ka berë që bilanci i përmbytjeve të jetë tragjik.
Sezoni turistik nis me përmbytje dhe ndërprerje të energjisë
Shqipëria është zgjuar sot e përmbytur, gjendja e qyteteve kryesore shfaqet e rënduar nga trafiku i makinave, vështirësia në kalim dhe reshjet e dendura. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjendja e kalueshmërisë në rrugët kryesore në vend duket se ka hasur vështirësi më tepër në pjesën e rajonin verior Shkodër. Ndërsa pamjet e qytetit të Durrësit na sugjerojnë për një situatë që vazhduar që vijon të shfaqet që me nisjen e reshjeve të para. Përmbytje raportohen në disa zona problematike si tek Stacioni i Trenit, Plazh, Shkozet, ish-Kënetës dhe Spitallë.
Lista e detyrimeve nuk mbaron/Sigurim i detyrueshëm për tërmetet dhe përmbytjet
Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë propozuar një projektligj që parashikon sigurimin e posaçëm për sigurimin nga tërmetet dhe përmbytjet. Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha familjet shqiptare. “Ajo çka parashikon ky ligj është krijimi i një pool-i të përbashkët për sigurimin nga katastrofat. Ky pool do të parashikojë primet dhe mënyrën se si do të arkëtohen primet si dhe do të parashikojë mënyrën se si do të dëmshpërblehet”, tha për “Top-Channel” Pajtim Melani, kryetar i bordit të AMF.
Mali i Zi paralajmëron përmbytje në zonën e Shkodrës
Mali i Zi paraljamëron reshje të dendura shiu në zonën dhe mundësi për përmbytje në zonën jugore dhe jug perendimore gjatë 24 orëve të fundit do ketë reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Janë kryesisht zona për rreth liqenit të Shkodrës dhe gjithë bregdeti i Malit të Zi. Në harten e paraqitur me të kuqe shihet e gjithë zona e cila paraqet rrezikshmëri sa I përket përmbytjeve. Nga ana tjetër Mali i Zi ka mobilizuar sektorët e emergjencave civile në të gjitha këto zona.
Fondi për emergjencat për 2016-ën, më i ulëti në tetë vjet
Ndonëse Shqipëria po përballet përherë e më shumë me emergjenca civile, si pasojë e dukurive natyrore, në buxhetin e vitit 2016, fodni për emergjencat është ulur. “Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për vitin 2016, buxheti ka vënë në dispozicion të emergjencave civile vetëm 144.9 milionë lekë nga 779 milionë lekë që ishte një vit më parë. Madje të dhënat tregojnë se financimet për emergjencat civile kanë ardhur në ulje nga viti në vit. Fondi i emergjencave civile është mekanizmi i parë financiar, i cili përdoret për të asistuar familjet e prekura nga katastrofat.
Ndërtime kuturu, legalizim, përmbytje, kompensim financiar
Tashmë po bindemi të gjithë se përmbytjet periodike që prekin Shqipërinë nuk mund t’i faturohen vetëm veprimit të njeriut. Shqipëria po hyn në listën e vendeve që janë të ekspozuara ndaj polarizimit klimaterik, ndaj retorika politike në raste të tilla sa vjen e ngjan më e pavend. Megjithatë, shteti dhe njeriu mund të minimizojnë dëmet, duke u paraprirë atyre. Një shembull ishin përmbytjet e vitit të shkuar, për të cilat kryeministri thotë se qeveria kompensoi dëmin për të gjithë të prekurit. Dhe ka gjasë të jetë e vërtetë, të paktën sepse nuk e ka vënë njeri në dyshim këtë fakt.
Fotolajm/Përmbytja e bibliotekës "Shefqet Musaraj" në Vlorë
Biblioteka publike "Shefqet Musaraj" në Vlorë është përmbytur dhe siç duket në këto foto, publikuar nga "Shekulli" gjendja është e rëndë.
Fier, 550 familje dhe 150 biznese të përmbytura
Në qytetin dhe rajonin më të prekur nga përmbytjet, Fier, Shtabi i Emergjencës është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar nga reshjet. Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese, ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte. Shtabi njofton se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata është normalizuar, ujërat janë tërhequr dhe Gjanica është rikthyer në shtratin e vet.