Edhe me Vlorën e Rilindur i njëjti refren (Foto)
Vlora është gjendur sërish nën ujë , kjo falë rreshjeve me intensitet të lartë të pasdites së së shtunës . Rreshjet nisën rreth orës 17.30 të pasites dhe vijuan për rreth 2 orë duke bllokuar nën ujë pothuajse të gjitha rrugët e qytetit të vlorës .
Nën ujë u gjenden lagjia "Pavarësia", “28 Nëntori " , "Isa boletini " , bulevardi Vlorë-Skelë, rruga Gjergj Arianiti dhe të gjitha akset të cilat lidhen me transballkaniken. Ndërkohë nga vërshimi i përrenjeve dhe ujrave që vijnë nga kodrat e qytetit një sasi e konsiderueshme dherash por edhe eroozioni i kodrinës kanë bllokuar në zonen e njohur si Jonufër aksin nacional Vlorë - Llogora
Comments
Duhet te jesh shume i afte
Duhet te jesh shume i afte teknikisht qe ta mbash ujin ne nje qytet si Vlora....... pa u derdhur ne det.
Ne Shqiperi sherri blihet me leke,kuptohet qe i paguajme ne,
ESHTE E HABITSHME CFARE I KANE BERE KETIJ VENDI BANDO-PARTITE.
RROFTE PLURALIZMI I NJEREZVE TE KANUNEVE
Add new comment