Mali i Zi paralajmëron përmbytje në zonën e Shkodrës
Mali i Zi paraljamëron reshje të dendura shiu në zonën dhe mundësi për përmbytje në zonën jugore dhe jug perendimore gjatë 24 orëve të fundit do ketë reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Janë kryesisht zona për rreth liqenit të Shkodrës dhe gjithë bregdeti i Malit të Zi. Në harten e paraqitur me të kuqe shihet e gjithë zona e cila paraqet rrezikshmëri sa I përket përmbytjeve. Nga ana tjetër Mali i Zi ka mobilizuar sektorët e emergjencave civile në të gjitha këto zona. Ndërsa sipas institutit hidrometeorologjik të Malit të Zi pritete që reshjet e shiut në zonë jugore dhe jug perendimore të jenë të dendura ku do arrijnë deri në 80 ml për metër katror në zonën qëndrore të Malit të Zi dhe rreth 50 ml për metër katror në zonën jugore të Malit të Zi. Zona më problematike paraqitet në hartë rreth liqënit të Shkodrës dhe lumenjëve që derdhen në këtë liqen. Ministria e brëndëshme e Malit te Zi paralajmëron mundësinë për evakuim si shkak I përmbytjeve të mundëshme. Erërat të forta dhe reshje të dendura të shiut paralajmërojnë institute metrologjik I Malit të Zi.
Add new comment