permbytje
Mjaftojnë dy ditë shi dhe Fieri e Vlora u përmbytën(foto)
Fieri dhe Vlora janë përmbytur nga reshjet e shiut të kësaj fundjave. Në Vlorë janë përmbytur tri lagje, kurse në Fier situatën e ka përkeqësuar rritja e nivelit në lumn Gjanica. Kjo vetëm për dy ditë shi dhe kur jemi ende në muajin tetor.
Tragjedi në Maqedoni, shirat dhe rrëshqitjet e dherave marrin 4 jetë në fshatin shqiptar. Dyshohet për më shumë viktima
Kanë shkaktuar tragjedi shirat që priteshin si shpëtim prej ditësh. Paraditja përmbyti kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por pasditja solli pasoja shumë më të rënda në Maqedoni, ku Tetova e sidomos fshati Shipkovicë është në gjendje emergjence. Shtypi maqedonas me të dhënat e deritanishme flet për 4 të vdekur në kët fshat, dy të moshuar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17 vjeçe. Ata i ka zënë një masiv i madh shkëmbor në shtëpi, për shkak të rrëshqitjeve të provokuara nga reshjet e dendura.