20 të vdekur nga përmbytjet në Shkup
Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Shkupin mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar vdëkjen e 20 personave ndërsa kanë lënë pas vete dëme të shumta materiale. Situata më e rëndë është në lagjet Hasanbeg, Stajkovc, Haracine dhe në disa fshatra të Malësisë së Tetovës. Mosreagimi në kohë i autoriteteve ka berë që bilanci i përmbytjeve të jetë tragjik.
Në Shkup mbizotëron kjo panoramë. Rrugë përplot me mbeturina, disa të tjera të bllokuara, mungesë e rrymës elektrike në lagjet më të prekura, dhe ankthi se çdo gjë mund të përsëritet. Sipas raportimeve në lagjen Hasanbeg, ujërat e ardhura kanë vërshuar në tërë lagjen, duke mbushur katet përdhese të shtëpive.
Qyteti i Shkupit ka formuar një Shtab Emergjent, ndërsa Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, thirri ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të prekura. Sinoptikët sërish thonë se do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë më intensive në rajonin e Shkupit dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Nga 20 të vdekur 10 për momentin janë shqiptarë ku siç rrëfeu banori i Hasanbegut kanë përjetuar tmerr sikur të ishte Cunami raporton gazeta "Lajm".
Add new comment