Shkup
Mattis në Shkup për të mbështetur referendumin
Pas gjermanëve dhe austriakëve edhe amerikanët po shprehin mbështetje të hapur për investimin e tyre në Maqedoni. Agjencia MIA raporton se këtë fundjavë pritet që Shkupin ta vizitojë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis i cili do të jetë në vendin fqinj në mbështetje të plotë të referendumit që po oganizohet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës për emrin.
Po shkoj aty që të bëj të qartë se ne jemi me popullin maqedonas
ctohet të jetë shprehur Mattis.
Kotzias sërish në Tiranë
Pas takimit me krerët politikë dhe informimit për çështje të politikës së jashtme, ku vendin kryesor e mbajnë bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të rikthehet në Tiranë e Shkup. Siç raportojnë mediat greke, pas festës së Pashkëve, Kotzias në krye të një delegacioni të vogël do të bëjë një zinxhir takimesh në Shqipëri, Kosovë, Serbi me destinacion të fundit Shkupin.
Zaev i bën lëshimet e para Greqisë
Pas një takimi që zgjati më shumë se 3 orë kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe ai maqedonas Zoran Zaev ranë dakord për lëshimet e para që do të bëjë Shkupi në kuadër të negociatave dypalëshe për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Kotzias viziton Shkupin, kërkohet pajtim me FYROM
Greqia dhe Maqedonia kanë hedhur një hap në rivendosjen e një axhende diskutimesh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vizitoi Shkupin në një përpjekje për forcimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë dhe rindërtimin e besimit mes dy vendeve.
20 të vdekur nga përmbytjet në Shkup
Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Shkupin mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar vdëkjen e 20 personave ndërsa kanë lënë pas vete dëme të shumta materiale. Situata më e rëndë është në lagjet Hasanbeg, Stajkovc, Haracine dhe në disa fshatra të Malësisë së Tetovës. Mosreagimi në kohë i autoriteteve ka berë që bilanci i përmbytjeve të jetë tragjik.
Videolajm/Shqiptarët nuk lejojnë ngritjen e një kryqi 56 m në Shkup
Përpjekja për të ngritur një kryq 56 m të lartë në komunën e Butelit në Shkup është kundërshtuar nga disa mijëra shqiptarë. Një deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka deklaruar se do të ngrihen tenda që të mos lejohet një gjë e tillë. Edhe partia e Menduh Thaçit ka deklaruar se kryqi provokon tensionendëretnike dhe se vendimi është marrë pa pëlqimin e shqiptarëve. Pamjet tregojnë përfshirjen e qytetarëve të kombësisë shqiptare për moslejimin e ngritjes së kryqi.
Shkup, Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë nis punimet në 3 sesione shkencore
Në Shkup ka nisur Seminari IX Ndërkombëtar i Albanologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës me temë “Lokalja dhe universalja në kulturën shqiptare”, raportojnë mediat e Shkupit. Seminari i Albanologjisë do t’i zhvillojë punimet në katër sesione shkencore, të historisë, etnokulturës, letërsisë dhe gjuhësisë.