Kotzias sërish në Tiranë
Pas takimit me krerët politikë dhe informimit për çështje të politikës së jashtme, ku vendin kryesor e mbajnë bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të rikthehet në Tiranë e Shkup. Siç raportojnë mediat greke, pas festës së Pashkëve, Kotzias në krye të një delegacioni të vogël do të bëjë një zinxhir takimesh në Shqipëri, Kosovë, Serbi me destinacion të fundit Shkupin.
Me këtë lëvizje qeveria greke tregon se është e interesuar për zgjidhje të menjëhershme në vazhdën e negociatave dinamike si me Maqedoninë ashtu edhe me Shqipërinë. Në takimin e fundit në Tiranë para pak ditësh Kotzias dhe Bushati nuk dhanë detaje për mediat, por konfirmuan progresin e dialogut, ndonëse gjithçka ishte parashikuar të mbyllej në muajin Prill. Mediat flasin për interferim të Turqisë në bisedimet me Tiranën, por kjo mbetet hipotezë.
Presioni që vjen nga raportet me Turqinë, por edhe hapja e diskutimeve për lehtësismin e borxhit e detyrojnë Athinën të përpshpejtojë veprimet për mbylljen e disa fronteve, si Shqipëria e Maqedonia ku bisedimet kanë përparuar të kushtëzuara edhe nga datat që lidhen me perspektivën euroatlantike të Tiranës e Shkupit. Greqia kërkon ta shfrytëzojë këtë moment të favorshëm dhe kjo shpjegon edhe axhendën e ngjeshur të Kotzias Ballkan.
Add new comment