Zaev i bën lëshimet e para Greqisë
Pas një takimi që zgjati më shumë se 3 orë kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe ai maqedonas Zoran Zaev ranë dakord për lëshimet e para që do të bëjë Shkupi në kuadër të negociatave dypalëshe për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Menjëherë pas takimit në Davos, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se qeveria tij do të ndryshojë emrin e aeroportit të Shkupit dhe autostradës që të çon në të. "Është koha për të gjetur një zgjidhje sepse është jetike për perspektivat tona për NATO dhe BE"- tha Zaev. Aeroporti i Shkupit dhe autostrada kryesore e Maqedonisë u emërtuan "Aleksandri i Madh" nga qeveria e atëhershme e Nikolla Gruevskit.
Zoran Zaev theksoi se pas më shumë se 25 vjet se është koha për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit, një zhvillim i cili, siç u tha, do të ndihmojë në masë të madhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të vendit në mënyrë që qenë arritur qëllimin strategjik Maqedonia për t'u bashkuar me NATO dhe BE. Nga ana tjetër kryeministri grek tha se Greqia nuk heq dorë nga kërkesa që emërtimi i ri për Maqedoninë të jetë një emërtim i përbërë.
http://www.cnn.gr/news/politiki/story/114800/tsipras-oxi-mono-lysi-toy-o...
Add new comment