Sezoni turistik nis me përmbytje dhe ndërprerje të energjisë
Shqipëria është zgjuar sot e përmbytur, gjendja e qyteteve kryesore shfaqet e rënduar nga trafiku i makinave, vështirësia në kalim dhe reshjet e dendura. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjendja e kalueshmërisë në rrugët kryesore në vend duket se ka hasur vështirësi më tepër në pjesën e rajonin verior Shkodër. Ndërsa pamjet e qytetit të Durrësit na sugjerojnë për një situatë që vazhduar që vijon të shfaqet që me nisjen e reshjeve të para. Përmbytje raportohen në disa zona problematike si tek Stacioni i Trenit, Plazh, Shkozet, ish-Kënetës dhe Spitallë. Jo më pak e vështirësuar shfaqet edhe pamja e kryeqytetit, në të cilën shumë rrugë kryesore janë të përmbytura, ndër më problematikët Don Bosko. Por, me problematikë më të madhe duket se po përballet qyteti i Vlorës. Reshjet intensive pas mesnatës dhe deri në orët e para të mëngjesit kanë krijuar probleme në nënstacionin elektrik të Skelës dhe në zonën prapa Universitetit Ismail Qemali.
Raportohet se në të gjithë rrugët e qytetit ka patur prezencë të ujit ku situata më problematike ka qenë në rrugën ”Transballkanike”. Ndonëse sezoni veror është hapur dhe shqiptarët jo më larg se në fundjavë frekuentuan brigjet detare, e hëna dhe e marta parashikohen me reshje të dendura shiu, gjendja e cila jo vëtëm vështirëson kalimin në akse por edhe ka krijuar avari në nënstacione të ndryshme të shpërndarjës së energjisë elektrike në vend. Sipas njoftimit të OSHEE, grupet e punës së OSHEE kanë riparuar defektin në n/stacionin Matkë dhe Pobrat, në linjë 35 kV, Koplik – Vukpalaj. Gjithashtu është riparuar defekti dhe në n.stacionin Mëzez duke rikthyer kështu energjinë dhe në n/stacionin Valias.
Add new comment