LSI

Si financohet LSI nga paratë publike

Postuar në 13 Qershor, 2017 19:17

LSI është partia që përflitet më shumë për lidhjet klienteliste dhe përfitimin nga paratë publike. Të paktën në nivel perceptimi shihet si forca që operon me kuota punësimi në entet dhe agjencitë publike. 

Rrjeti investigativ BIRN ka zbardhur një prej mënyrave sesi kjo parti financohet nga paratë publike. Kështu për vitin 2016 LSI ka pranuar financim në kundërshtim me Kodin Zgjedhor nga të paktën një donator- njëherazi edhe përfitues i tenderave publikë nga lista me 42 financues.

Meta paralajmëron: Nuk do të ketë dekret për kryeministër dhe ministër, nëse cenohen zgjedhjet

Postuar në 13 Qershor, 2017 11:33

Ilir Meta ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se ai ka krijuar së fundmi një koalicion të ngushtë me PDIU-në me të cilën do të garantojë siç tha ai çdo votë. Duke folur për zgjedhjet, kreu i LSI-së, deklaroi se ato janë në rrezik, duke nënvizuar me ton kërcënues se
“askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje që të prekë një votë”.

Më tej akoma, Meta ka paralajmëruar se nëse preken zgjedhjet, nuk do të ketë asnjë dekret për kryeministër apo ministër, duke nënkuptuar se në postin e Presidentit ai do të veprojë në mënyrë bllokuese.

Fushata prek llumin!

Postuar në 12 Qershor, 2017 15:11

Fushata elektorale ka degraduar në atë që në fakt përfaqësoi në 4 vjet Koalicioni për Shqipërinë Europiane mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një raport interesash dhe banditizmi që u shit deri para pak javësh si busulla europiane e shqiptarëve. Fytyrën e vërtetë të një qeverie me dy kokë që u mbajt në këmbë për të zhvatur deri në fund secili pjesën e vet po e zbulojnë vetë protagonistët. Sot ishte rradha e Luan Ramës të fliste për “llumin” e  qeverisjes në një debat që ka si metaforë shushunjën.

Deklarata e Luan Ramës:

Për çfarë të votosh më 25 qershor?

Postuar në 12 Qershor, 2017 10:27

Në çdo lajm që lexon për fushatën, çështja kryesore e PD-së, si gjoja opozitë dhe PS-së si pushteti kryesor, është nevoja për pastrimin e administratës shtetërore. Sado që kreu I PD-së përpiqet të përcjellë disa propozime me karakter programor, sulmet  e tij të përditshme ndaj LSI-së, mbivendosen si argument më shumë sesa çështja e taksave etj..

Jashtë loje!

Postuar në 08 Qershor, 2017 23:46

Ilir Meta përsërit shpesh se partia që i ka lënë në administrim Petrit Vasilit do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 Qershorit. E përsëriti jo pa qëllim edhe në intervistën që dha në “Opinion” mbrëmjen e së enjtes, këtë radhë jo me qetësinë dhe dashurinë që ka promovuar si kryetar i LSI-së, por me tone kërcënuese dhe diskret deri në detaje për raportet që ka patur me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Blerja e votës në distancë ka filluar dhe hapur

Postuar në 08 Qershor, 2017 18:01

Kreu i PD-së po bën fushatë i qetë, me mesazhin dhe idenë se edhe sikur të marrë vetëm votën e tij, do jetë në pushtet. Ai propozon disa gjëra programore që mbeten interesante, si heqje taksash, ulje TVSH-je, likujdim të taksës së transaksionit të pronës dhe kalimin e saj në tarifë fikse, por me to nuk po merret njeri, sepse shohin Lulzim Bashën e Marrëveshjes.

LSI-ja po bën fushatë thuajse iracionale, duke folur në përgjithësi për rininë, vendin e parë dhe punësimin.

Mirënjohja e kryeministrit: Ilir Meta më ka ndihmuar siç ndihmoj unë Lali Erin

Postuar në 04 Qershor, 2017 22:27

Gjatë një interviste në emisionin “Fakt” në “syri.net”, kryeministri i ka njohur kundërshtarit kryesor të vet në politikë, Ilir Metës, meritën se dikur e ka ndihmuar në punën e tij si kryebashkiak.

Rrumpalla mes rilindjes dhe republikës së re

Postuar në 03 Qershor, 2017 20:17

Situata e tanishme elektoralo-politike po provon një paradoks që është i tillë vetëm në dukje, ose kur ankorohet si rrjedhojë logjike në idenë e të majtës dhe të djathtës. Në fakt nuk është fare kështu dhe për ta kuptuar sesi sot PD-ja lufton LSI-në përmes vendimmarrjes administrative, ndërkohë që vetë LSI-ja është në pushtet, do të duhej që premisa "e majtë - e djathtë" të eliminohej fare. Kemk të bëjmë me grupe interesi dhe asgjë më shumë.

Teatër falas me ndihmën e Shekspirit

Postuar në 03 Qershor, 2017 11:56

Dje është dhe dhe sot është sot. Kjo thënie e Ilir Metës vlen edhe për stofin e politikës që përfaqësohet nga dy të mëdhenjtë dhe në veçanti kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit ka vijuar sulmet ndaj LSI-së dhe Ilir Metës gjatë një takimi që pati në Krujë, madje duke e etiketuar LSI-në si SHPK-në e Presidentit të zgjedhur.

Duke iu referuar Shekspirit dhe batutave që Rama tha para paktit se iu lut më shumë se Romeo Xhuljetës, dhe ironisë që bëri pas kësaj LSI-ja, Basha kujtoi se ka edhe një tjetër vepër Shekspiri, “Tregtari i venedikut”.

Populizmi politik në programet elektorale

Postuar në 03 Qershor, 2017 11:31

Deri në këtë moment që po shkruaj këtë shkrim, edhe pse fushata elektorale është hapur prej më shumë se një jave, nga tre partitë e mëdha politike në vend, PS, PD dhe LSI, vetëm kjo e fundit ka të shkruar dhe të afishuar në faqen e saj në internet një program elektoral për zgjedhjet e vitit 2017 Partia Demokratike ndërkohë prej muajsh ka punuar për hartimin e programit të saj ekonomik edhe me asistencën e fondacionit gjerman Konrad Adenauer, por ky dokument nuk gjendet i botueshëm dhe për më tepër është ngushtësisht në çështje ekonomike, fiskale, dhe jo një program tërësor politik.

Pages

Subscribe to RSS - LSI