Për çfarë të votosh më 25 qershor?

Postuar në 12 Qershor, 2017 10:27

Në çdo lajm që lexon për fushatën, çështja kryesore e PD-së, si gjoja opozitë dhe PS-së si pushteti kryesor, është nevoja për pastrimin e administratës shtetërore. Sado që kreu I PD-së përpiqet të përcjellë disa propozime me karakter programor, sulmet  e tij të përditshme ndaj LSI-së, mbivendosen si argument më shumë sesa çështja e taksave etj.. Lulzim Basha që nuk ka përjashtuar në asnjë moment koalicionin me PS-në, nuk ka sqaruar akoma sesi propozimet e tij për uljen e TVSh-së dhe heqjen e taksës së pronës, do të kanalizohen si ligje apo vendime në një qeveri me një PS që mendon ndryshe.

Përballë saj qëndron PS-ja e cila nuk di të thotë se çfarë ka ndërmend të bëjë në katër vitet e ardhshme. Përtej shesheve që u bënë me drita, PS-ja me kryeministrin e vet, po premton lidhje me rrugë. Por rrugët në Shqipëri thuajse janë përfunduar, ndaj edhe PS-ja nuk premton tjetër veç pastrimit të administrarës nga LSI-ja dhe miratimin e vettingut. A mund të jetë ky program? 

Asnjë projekt për punësimin, për ndaljen e emigrimit, apo për luftën kundër drogës. Nëse në katër vitet e fundit u debatua gjerësisht për një program populist dhe flas si ai I PS-së, në zgjedhjet që po vijnë qytetarët thirren të votojnë, ose se ashtu i kanë interesat, ose për inat të LSI-së, ose si shenjë falënderimi për Rilindjen Urbane.

Nuk ka në 27 vite tallje më të madhe sesa zgjedhjet e këtij viti. Por është një tallje e merituar për sa kohë që ndëshkimi me votë nuk është aplikuar. Sot që flasim kemi bilanin e një qeverisjeje që pasi bëri të kundërtën e asaj që premtoi në katër vite, kërkon fajtorin te LSI-ja dhe drejtoritë e saj, të cilat duhet thënë se nuk morën asnjë konçesion.

Është një luftë që mban gjallë gallatën e këtyre ditëve që kanë mbetur, të cilat poi kin me shpejtësi nën mashtrimin e spektaklit qeveritar, ku PD-ja, po luan dekorin me shumë dëshirë. Për çfarë do të votojnë më 25 qershor shqiptarët që vërtet lidhet me ta, me jetën e tyre të përditshme, me taksat, çmimet, arbitraritetin qeverisës? Një përgjigje që normalisht e jep opozita e një vendi, e cila në Shqipëri është transformua në dordolecin e një fitoreje personale të kryetarit të saj.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.