Teatër falas me ndihmën e Shekspirit
Dje është dhe dhe sot është sot. Kjo thënie e Ilir Metës vlen edhe për stofin e politikës që përfaqësohet nga dy të mëdhenjtë dhe në veçanti kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit ka vijuar sulmet ndaj LSI-së dhe Ilir Metës gjatë një takimi që pati në Krujë, madje duke e etiketuar LSI-në si SHPK-në e Presidentit të zgjedhur.
Duke iu referuar Shekspirit dhe batutave që Rama tha para paktit se iu lut më shumë se Romeo Xhuljetës, dhe ironisë që bëri pas kësaj LSI-ja, Basha kujtoi se ka edhe një tjetër vepër Shekspiri, “Tregtari i venedikut”.
“Tregtarit të Vendekut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit tolat më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do te qeverisin republikën e re. Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re”-deklaroi Basha.
Është i njëjti personazh që pak javë më parë nga çadra adresonte ftesa të sinqerta për LSI-në që t’i bashkohej Republikës së Re.
Add new comment