kulture
Betonizohet edhe Akropoli
Në Greqi, një ndërhyrje e re në zonën e Akropolit është pritur me shqetësim nga një pjesë e admiruesve të kulturës helene. Fjala është për një rrugicë të shtruar me beton, e cila supozohet t’ua bëjë më të lehtë kalimin personave me aftësi të kufizuara. Por nuk mjafton vetëm rrugica që zbret përgjatë kodrës.
Kumbaro: Ikja e Pirro Manit i krijoi boshllëk teatrit
Para së gjithash njeri e më pas artist. Kështu e kujton Pirro Manin regjisori Saimir Kumbaro. Në një intervistë për MCN TV, Kumbaro rrëfen detaje nga puna e Pirro Manit në teatër dhe jeta jashtë skene. Kumbaro thotë se ikja e regjisorit të madh i krijoi boshllëk teatrit.
Pirro ishte modest. Nuk thoshte kurrë prit se unë kam ardhur nga Bashkimi Sovjetik dhe di më shumë se ju. Ishte një figurë që i krijoi boshllëk teatrit dhe filmit sigurisht.
Pirro ishte mbi të gjitha njeri, pastaj artist. Të jesh njeri është dhunti.
Letrat e Kafkës botohen online
Një koleksion i pabotuar letrash, dorëshkrimesh dhe vizatimesh të Franc Kafkës janë të aksesueshme online përmes Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, e cila arriti t’i merrrte këto dokumente pas një beteje ligjore disavjeçare. Dokumentet që shfaqen për herë të parë për publikun janë 200 letra që Kafka ia ka shkruar mikut të tij, Max Brod, dhe 120 vizatime.
Restaurim biologjik për t'u kthyer shkëlqimin skulpturave të Mikelanxhelos
Një projekt avangardë për të restauruar skulpturat prej mermeri në bazilikën e Shën Lorencit, në Firence. Risia qëndron në faktin se për të pastruar sipërfaqet e mermerit janë përdorur baktere. "Eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm", tha Paola D'Agostino, drejtoreshë e Muzeut Bargello. Skulpturave prej mermeri të bardhë u është rikthyer shkëlqimi falë një restaurimi krejtësisht biologjik dhe absolutisht jo-agresiv.
Franco Nero rikthen në ekran Kevin Spacey-n
Kevin Spacey rikthehet në ekran. Aktori është pjesë e kastit të filmit të ardhshëm të Franco Neros. Filmi do të jetë shfaqja e parë e aktorit që prej vitit 2017, kur karriera e tij “ngriu” pas akuzave për sjellje të keqe seksuale.
"Jam shumë i lumtur që Kevin pranoi të merrte pjesë në filmin tim", tha Nero për ABC News. "Unë e konsideroj atë një aktor të shkëlqyeshëm dhe mezi pres të filloj filmin," tha ai.
Zbulohet një roman i pabotuar i John Steinbeck
Shumë kohë para se të bëhej një nga autorët më të njohur të Amerikës, John Steinbeck shkroi të paktën tre romane të cilat nuk u botuan kurrë. Dy prej tyre ai i grisi vetë, pa parë dritën e botimit, por një i tretë - një histori misterioze që titullohet “Vrasje me hënë të plotë” - ka mbijetuar në një arkivë, që kur iu refuzua botimi në 1930.
Si i ndezi Lufta e Parë Botërore lëvizjet për të drejtat e homoseksualëve
Një nga trashëgimitë e Luftës së Parë Botërore që shpesh harrohet është se ajo ndezi lëvizjen moderne për të drejtat e homoseksualëve. Ushtarët homoseksualë që u mbijetuan betejave u kthyen në shtëpi të bindur që qeveritë e tyre u detyroheshin diçka - shtetësi të plotë. Sidomos në Gjermani, ku të drejtat e homoseksualëve kishin një bazë të dobët, ata formuan organizata të reja për të avokuar në publik për të drejtat e tyre.
Pseudoshkenca dhe misteret arkeologjike të tempullit më të vjetër të njerëzimit
Hemisfera Veriore e Tokës ishte e mbuluar nga akullnajat e mëdha të Epokës së Akullnajës kur një grup njerëzish në Turqinë jugore filluan ndërtimin e tempullit të parë të njohur në botë. Ky ndërtim i njohur si Gobekli Tepe u përket 12 000 viteve më parë, madje pjesë të tij duken edhe më të vjetra. Për shkak të moshës dhe përmasave të tempullit, arkeologët po punojnë në të që prej zbulimit të tij në 1994.
Një projekt modern për Koloseun e Romës
Koloseu antik romak do të ketë sërish një dysheme falë një projekti të ri, hi-tech, të shpallur nga Ministria e Kulturës të dielën.
Dyshemeja e re hi-tech do t’u japë vizitorëve mundësinë të ecin mbi të deri në qendër të Koloseut, duke përjetuar të njëjtën përvojë si vizitorët deri në fund të shekullit të XIX, thotë ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini.
Zbulohet Koloseu i Anadollit, i pari dhe i vetmi në Lindjen e Mesme
Një strukturë unike e ngjashme me Koloseun në Romë. Por në përmasa më të vogla. Për këtë arsye, arkeologët turq e kanë quajtur Koloseu i Anadollit. Në tribunat e tij mund të uleshin deri në 20 mijë spektatorë për të parë ndeshjet e gladiatorëve. Arena i përket epokës romake, rreth shekullit të III pas Krishtit dhe ajo çka mbetur prej saj gjendet në qytetin antic të Mastauras, në provincën Aydin. Është një kompleks monumental që për 1800 vjet ka mbetur i mbuluar nga dheu dhe bimësia.