kulture
Kina "mund" Amerikën me "Betejën e liqenit Changjin" (VIDEO)
Nëse është fjala për arkëtimet, një film kinez thyen rekordet e “Agjentit 007” dhe "Fast and Furious". “Beteja e liqenit Changjin", një film epik 176-minutësh me aktorin kinez Wu Jing, nuk është vetëm filmi me fitimin më të madh në mbarë botën deri më tani për vitin 2021, por është bërë edhe filmi më i suksesshëm në historinë e Kinës -- duke lënë pas edhe "Wolf Warrior 2" të 2017, në të cilin luan sërish Wu -- sipas platformës së biletave Maoyan Entertainment.
David Grossman: Letërsia ime është një përpjekje për të kuptuar. Do të doja paqe me palestinezët
Në një intervistë për polaken “PrzeKroj”, shkrimtari izraelit David Grossman rrëfen fëmijërinë, lidhjet e familjes së tij me Poloninë, rininë në një vend të lidhur ngushtë me Holokaustin, pasionin për letërsinë dhe reflektimin e realitetit të luftës në të.
Apokalipsi i Luftës së Ftohtë, dalin në dritë kryeveprat e Oskar Kokoschka-s
Bashkëkohës i Gustav Klimt dhe Egon Schiele, Oskar Kokoschka është një emër pothuajse i panjohur në shekullin e XXI. I lindur në Pöchlarn, afër Vjenës, në 1886, ai fitoi famë si piktor dhe dramaturg ekspresionist, me një sy të mprehtë për historitë e errëta. Në rininë e hershme, Kokoschka ka punuar me vite të tëra krah Klimt dhe Schiele, por me kalimin e viteve ra në harresë. Të paktën deri tani.
Autoportreti i Kahlos thyen rekordin e artistëve të Amerikës Latine
Një autoportret i piktores meksikane, Frida Kahlo, u shit për 34.9 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga Sotheby’s, raporton Washignton Post. Vepra vendosi një rekord të ri në historinë e shitjeve të veprave që mbajnë autorësinë e një artisti nga Amerika Latine.
Egjipt, del në dritë një nga katër tempujt e humbur të diellit
Arkeologët që punojnë në shkretëtirën egjiptiane kanë bërë një nga zbulimet më të rëndësishme të 50 viteve të fundit: një nga katër tempujt e humbur të diellit.
Mendohet se gjashtë tempuj dielli u ngritën nga faraonët e dinastisë së pestë për të plotësuar piramidat e tyre.
Piramidat e mëdha u ndërtuan nga faraonët si vende ku të pushonin dhe për t'u siguruar se do të ishin zotër edhe në botën e përtejme.
Tempujt e diellit, megjithatë, e çuan dëshirën e hyjnizimit një hap më tej dhe kishin për qëllim ta bënin faraonin perëndi sa ishte ende gjallë.
Ndahet nga jeta romancieri i aventurës, Wilbur Smith
Një nga shkrimtarët më të njohur të Afrikës së Jugut ka ndërruar jetë. Smith vdiq në shtëpinë e tij të shtunën pas një karriere të gjatë në letërsi, në moshën 88-vjeçare.
Me 49 tituj që mbajnë autorësinë e tij, Smith u bë një emër i njohur, me historitë e aventurave rrëqethëse që i çuan lexuesit nga ishujt tropikal në xhunglat e Afrikës dhe madje edhe Egjiptin e Lashtë dhe Luftën e Dytë Botërore.
Brenda pallatit ku jetoi cari i fundit (FOTO)
Për vite me radhë, Pallati i Aleksandrit ka qenë një strukturë e bukur klasike në periferi të Shën Petërsburgut. I ndërtuar në 1796 nga Giacomo Quarenghi, me porosi të Katerinës së Madhërishme për nipin e saj të preferuar, Aleksandrin (që më pas do të bëhej Perandori Aleksandri I), ajo u bë rezidenca verore jozyrtare për perandorët e ardhshëm: Nikolla I dhe Aleksandri III, djali i të cilit, Nikolla, II lindi atje.
Ndërron jetë Astro i UB40
Vokalisti i grupit UB40, Terence Wilson, i njohur me emrin e skenës, Astro, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Astro ka performuar me bandën e reggae pop për 30 vjet më radhë.
“Na është thyer zemra. Bota nuk do të jetë e njëjta pa të”, shkroi grupi në llogaritë sociale.
Astro iu bashkua grupit UB40 në vitin 1979, vetëm pak kohë pasi ai ishte krijuar. Ai u largua në vitn 2013 dhe vijoi të performonte me Ali Campbell, i larguar gjithashtu nga grupi në 2008. Disa koncerte ishin planifikuar për vitin 2022.
Jeta e skllevërve në Pompein e lashtë (FOTO)
Tre shtretër me litarë dhe dru me shenjat ende të dukshme të dyshekëve mbi ta, një enë pranë secilit, ndërsa rreth e qark hapësirën e zënë veglat e punës, parzmoret e kuajve dhe disa.
Në Pompei vijojnë të zbulohen pothuajse të paprekura element të jetës së përditshme të banorëve para vullkanit shkatërrues në vitit 79 pas Krishtit. Zbulimi i fundit është një dhomë skllevërish.
ABBA sjell albumin e ri pas 40 vitesh (VIDEO)
Grupi legjendar ABBA u rikthye të premten me albumin e ri “Voyage”, rreth 40 vjet pas ndarjes. Agnetha, Bjorn, Benny dhe Anni-Frid, që bëjnë akronimin ABBA, e kishin publikuar albumin e fundit, “Visitors”, në vitin 1981.
Pas vitesh spekulime, grupi njoftoi ribashkimin në shtator dhe lançoi dy këngë: “I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down”.
Albumi me 10 këngë nuk është e vetmja risi e grupit. Ata do të zbulojnë edhe avatarë dixhitalë - të quajtur "ABBAtars" - në një koncert në Londër në maj, që ngjajnë me atë që kanë qenë në vitin 1979.