Brenda pallatit ku jetoi cari i fundit (FOTO)

Postuar në 09 Nëntor, 2021 18:11

Për vite me radhë, Pallati i Aleksandrit ka qenë një strukturë e bukur klasike në periferi të Shën Petërsburgut. I ndërtuar në 1796 nga Giacomo Quarenghi, me porosi të Katerinës së Madhërishme për nipin e saj të preferuar, Aleksandrin (që më pas do të bëhej Perandori Aleksandri I), ajo u bë rezidenca verore jozyrtare për perandorët e ardhshëm: Nikolla I dhe Aleksandri III, djali i të cilit, Nikolla, II lindi atje.

Rreziqet e ngjarjeve revolucionare të vitit 1905 bënë që Nikolla II dhe familja e tij të transferoheshin në pallat dhe ta bënin atë shtëpinë e tyre. Në vitin 1917, pas abdikimit të Carit, familja e kolonel Romanovit u zhvendos në Tobolsk, për siguri, dhe më pas në Yekaterinburg, ku u vranë të gjithë në vitin 1918.

Për pak kohë në 1918, pallati u hap si muze dhe më pas u kthye në jetimore, për t’u shndërruar më pas në jë shtëpi pushimi për punëtorët e NKVD.

Para luftës, shumë nga objektet e brendshme u hoqën që aty dhe pallati u përdor si seli për gjermanët. Pallati u u plaçkit, por mrekullisht i shpëtoi djegies deri në themel në vitin 1945.

Nga viti 1951 deri në vitin 2008 u përdor nga Marina Ruse. Në vitin 2012 filloi faza e parë e rindërtimit, e cila përfshinte 13 dhoma në apartamentet personale të Nikollës, Aleksandrës dhe familjes së tyre. Prej tyre vetëm pesë ishin të ruajtura mirë.

Muzeu u mbyll nga viti 2015-2021 dhe së fundmi është rihapur për të ekspozuar ambientet e reja të restauruara. Faza e dytë e rindërtimit pritet të përfundojë deri në vitin 2023.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.