kulture
Abdulzarak Gurnah, zëri i dramës së emigrantëve
Abdulzarak Gurnah është fituesi i Nobelit të Letërsisë për vitin 2021. “Atij i njihet merita për njohjen e thellë dhe hetimin e pakompromis dhe të dhembshur të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve", tha Akademia Suedeze në ceremoninë e shpalljes së çmimit.
Abdulrazak Gurnah fiton Nobelin e Letërsisë për vitin 2021
Romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah është fituesi i Nobelit të Letërsisë për vitin 2021.
Akademia Suedeze e vlerësoi Gurnah për "depërtimin e tij pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit". Çmimi prestigjioz shpërblehet me 10 milionë korona suedeze (1.14 milion dollarë).
Gurnah është 73 vjeç dhe është autor i 10 romaneve, përfshirë “Parajsa” dhe “Braktisja”.
“Parajsa”, botuar në 1994, tregon historinë e një djali të rritur në Tanzani në fillim të shekullit XX dhe është vlerësuar me Çmimin Booker.
Francë, ligj kundër Amazon për të mbrojtur libraritë
“Luftën” kundër të ashtuquajturave Big Tech, Franca po e shtrin edhe në tregun e librit. Deputetët francezë do të shqyrtojnë kësaj jave një ligj të ri, i cili ndalon Amazon të ofrojë dhe dorëzojë librat e shitur me kosto transporti zero. Ligji ka mbështetjen e presidentit Macron dhe synon t’i mbrojë libraritë fizike nga konkurrenca e Amazon, e cila ua ka reduktuar shitjet.
Franca e përcjell Belmondon si Profesionisti (VIDEO)
Në udhëtimin e tij të fundit, yllin e kinemasë franceze, Jean Paul Belmondo, e shoqëroi kolona zanore e filmit me të cilin ai mbahet mend nga shumë breza.
Nën tingujt e kolonës zanore të “Le professionel” dhe duartrokitjeve pa ndalur, arkëmorti i Belmondo u përcoll për në banesën e fundit, pas një ceremonie në nder të tij, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Macron, personalitete të tjera të politikës e artit dhe admirues.
Aktori vdiq të hënën në moshën 88 vjeç, duke lënë pas një karrierë të gjatë në ekran, ku shkëlqeu në më shumë se 80 role.
Dy partitura të Schumann-it zbulohen mes dorëshkrimeve të Cvajgut
Dy partitura të panjohura më parë, që mbajnë autorësinë e Robert Schumann (1810-1856) janë gjetur në koleksionin e dorëshkrimeve të mbledhura nga shkrimtari austriak, Stefan Cvajg (1881-1942). Zbulimi u bë në Zvicër, në Fondacionin Martin Bodmer. Këto nuk janë veprat e vetme të pabotuara që dolën nga fondi: përveç tyre u gjetën edhe një partiturë nga Georges Bizet (një aranzhim për piano solo, e panjohur më parë) dhe një kompozim nga Charles Gounod.
Ndahet nga jeta ylli i kinemasë franceze, Jean-Paul Belmondo
Aktori Jean-Paul Belmondo, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të pasluftës, buzëqeshja karizmatike e të cilit ndriçoi ekranin për gjysmë shekulli, ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris.
Belmondo lë pas plot 80 filma. Belmondo u shfaq për herë të parë në ekran në vitet ‘50, por u bë i famshëm gjatë Valës së Re të dekadës pasuese, me rolet e tij në filmat "Pa frymë” dhe "Burri nga Rio".
Një përkrenare greko-ilire gjendet në Kroaci
Një përkrenare bronzi shumë e rrallë greko-ilire, e përdorur në Greqi gjatë kohës së luftërave greko-persiane, është zbuluar kohët e fundit në një varr të gdhendur në shkëmb në Dalmaci, Kroaci.
Abba rikthehen me album të ri 40 vjet pas ndarjes
Grupi Abba rikthehen me një album të ri. 40 vjet pas albumit të fundit “The visitors”, grupi suedez u ribashkua për “Voyage”, një album me këngë të reja që del në treg më 5 nëntor. Dy prej këngëve të albumit, “I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down” janë publikuar.
Grupi legjendar i popit, i përbërë nga Benny Andersson, Agnetha Fältskog, Anni-Frid Lyngstad dhe Björn Ulvaeus, kanë njoftuar edhe për një koncert në Londër, në maj 2022.
Po nëse kultura e anulimit arrin deri te latinishtja dhe Odiseja?
Fenomenet e fundit të mbledhura nën emrin e kultura e anulimit (diçka e ngjashme me "censurën kulturore") mund të gjykohen nga dy këndvështrime. Të këmbëngulësh në të qenit politikisht korrekt në aspektin e racës dhe gjinisë është një mënyrë për të shmangur diskriminimin që ekziston ende dhe për të ribalancuar pabarazitë e vjetra dhe të mëdha në fushat e studimit, deri para disa dekadash prerogativë pothuajse ekskluzive e meshkujve të bardhë.
Restaurimi i një pikture të Vermeer nxjerr në dritë një tjetër brenda saj
Restaurimi i një pikture të Johannes Vermeer nxori në pah një element të panjohur më parë. Piktura "Vajza që lexon një letër para dritares së hapur" (1657) i është nënshtruar ekzaminimit me rreze infra të kuqe, të cilat zbuluan se në pikturë kishte edhe një pikturë tjetër.
Në murin e dhomës është varur piktura e një Kupidi, një element që studiuesit e artit thonë se është vënë aty për treguar se vajza po lexon një letër dashurie.