kulture
“Ti je vajza e duhur për t’u bërë e dashura e burrit tim”
Një grua që i kërkon një tjetre të ketë një marrëdhënie me të shoqin. Çifti në krizë është John Lenon dhe Yoko Ono. Është viti 1973. Ono ia kërkon këtë “nder” një 22-vjeareje. May Pang punonte për Apple Records dhe ishte asistente e çiftit më të famshëm të asaj kohe.
“Fundjava e humbur: një histori dashurie” është dokumentari që vjen në kinematë amerikane më 13 prill dhe tregon mes të tjerash edhe marrëdhënien mes këngëtarit të Beatles dhe vajzës së re.
Kur Picasso i ri i paraprinte kubizmit
Një pikturë e epokës së artë holandeze gjendet në Australi
Një pikturë holandeze 400-vjeçare me vlerë deri në 5 milionë dollarë është gjetur në një pronë në Uellsin e Ri, Australi. “Natyrë e qetë” i përket shekullit XVII dhe paraqet një tavolinë luksoze tipike të epokës së artë holandeze dhe mendohet të ketë qenë vepër e Gerrit Willemz Heda.
Megjithatë, disa ekspertë besojnë se mund të jetë një bashkëpunim me babain e tij, mjeshtrin holandez Willem Claesz Heda, veprat e të cilit vlerësohen sot në miliona dollarë.
Gratë e Pikasos dhe njollat e Me Too mbi artin e tij
Kishte dy gra dhe dashnore pa fund -- me një tendencë për t'i braktisur gratë kur ato sëmureshin, një oreks të pangopur për prostitutat dhe disa diferenca moshe që ngrinin jo pak vetulla (gruaja e tij e dytë ishte 27 vjeç kur u martua me të ndërsa ai ishte 79 vjeçe).
Disa nga thëniet që i atribuohen atij ndoshta do të digjnin sot severat e Tuiterit ("Për mua ekzistojnë vetëm dy lloje grash: perëndesha dhe rrogoza ku mund të fshish këmbët").
Depardieu distancohet: Populli rus nuk mund të fajësohet për gabimet e Putin
Në Francë, admiruesit e Gérard Depardieu janë të vetëdijshëm për dallimin mes aktorit dhe individit. I njohur për miqësinë me Putin, aktori francez i parapriu me një deklaratë për shtyp shfaqjes së tij për tre net radhazi në Teatrin Champs-Elysées.
Në fakt, deklarata iu kërkua nga ky i fundit, me frikën se shfaqja mund të kompromentohej nga miqësia e Depardieu me Vladimir Putin.
Francisco de Goya përmes 6 veprave kryesore të tij
Artisti spanjoll Francisco José de Goya y Lucientes - i njohur botërisht si Goya - pikturoi atë që pa dhe ajo që pa nuk ishte e bukur. Gjatë jetës së tij të gjatë, ushtarët qëlluan mbi fëmijët, ndërsa politikanët e paaftë e çuan Spanjën në prag të rrënimit. Kjo mund të shpjegojë pse veprat e tij vazhdojnë të trondisin pothuajse dy shekuj pas vdekjes së tij: Mund të jetë e vështirë të mendosh se shumë gjëra kanë ndryshuar realisht midis asaj kohe dhe të tanishmes.
Oscar nderi për Samuel L. Jackson
Akademia e Çmimeve Oscar nderoi me statujën e artë aktorin Samuel L. Jackson. 73-vjeçari i njohur për bashkëpunimet me Spike Lee dhe Quentin Tarantino nuk e ka marrë asnjëherë më parë këtë çmim, pavarësisht se filmat e tij kanë arkëtuar miliarda dollarë në kinematë amerikane dhe ato të botës. Hera e fundit që Jackson iu afrua një Oscar-i ishte kur u nominua për rolin e tij në “Pulp Fiction".
Statuja e artë iu dorëzua atij në një mbrëmje gala me yje të Governors Aëards në Hollywood, vetëm dy ditë përpara ndarjes së madhe të çmimeve për këtë vit.
Alain Delon, një dalje dinjitoze nga skena
Një legjendë e kinemasë, 86 vjeç, Alain Delon po rikuperohet nga një goditje në tru. Shtetas i Zvicrës, vendi në të cilin ai banon, Delon nuk ka humbur rastin në vitet e fundit për të përsëritur mbështetjen e tij për eutanazinë. Për disa vite në luftë me depresionin, Delon i ka shprehur hapur qëndrimet në favor të praktikës që njihet ndryshe si vetëvrasje e asistuar.
Mikhail Baryshnikov: Mos e vini peshën e vendimeve politike mbi kurrizin e artistëve rusë
E ashtuquajtura rusofobi, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, sa vjen e zgjerohet. Këtë muaj, dirigjenti Valery Gergiev dhe sopranoja operistike Anna Netrebko ishin ndër ata që humbën punën prestigjioze në Perëndim për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin e Vladimir Putinit.
Inteligjenca artificiale "dekodifikon" Pikason (FOTO)
Një pikturë e qe që mban firmën e Pablo Picasso-s doli në dritë falë përdorimit të inteligjencës artificiale. Oxia Palus, një kompani që punon për gjetjen e artit të humbur, zbuloi pjesën e titulluar "Nudo e vetmuar". Portreti u pikturua nga Picasso kur ai krijoi "Vakti i të verbërit" në 1903 - një praktikë e zakonshme në atë kohë për të kursyer paratë e kanavacës.