Jeta e skllevërve në Pompein e lashtë (FOTO)
Tre shtretër me litarë dhe dru me shenjat ende të dukshme të dyshekëve mbi ta, një enë pranë secilit, ndërsa rreth e qark hapësirën e zënë veglat e punës, parzmoret e kuajve dhe disa.
Në Pompei vijojnë të zbulohen pothuajse të paprekura element të jetës së përditshme të banorëve para vullkanit shkatërrues në vitit 79 pas Krishtit. Zbulimi i fundit është një dhomë skllevërish.
"Një zbulim i jashtëzakonshëm", shpjegon për ANSA drejtori i Parkut Zuchtriegel, "Është shumë e rrallë që historia të kthejë detajet e jetës së më të përulurve". Ndërsa sipas ministrit Franceschini, "këto zbulime e bëjnë Pompein një model studimi dhe kërkimi unik në botë".
Add new comment