pompei
Jeta e skllevërve në Pompein e lashtë (FOTO)
Tre shtretër me litarë dhe dru me shenjat ende të dukshme të dyshekëve mbi ta, një enë pranë secilit, ndërsa rreth e qark hapësirën e zënë veglat e punës, parzmoret e kuajve dhe disa.
Në Pompei vijojnë të zbulohen pothuajse të paprekura element të jetës së përditshme të banorëve para vullkanit shkatërrues në vitit 79 pas Krishtit. Zbulimi i fundit është një dhomë skllevërish.
Pompei provon se greqishtja flitej në Romën e lashtë para lindjes së Krishtit
Një nga skeletet e ruajtura më mirë, të zbuluara deri tani në Pompei, ka dalë në dritë në nekropolin e Porta Sarnos, duke konfirmuar edhe diversitetin gjuhësor të kohës, 79 vjet para lindjes së Krishtit.
Në varrin e Porta Sarnos është gjetur një kafkë me tufa flokësh të bardhë dhe pjesë të një veshi, si dhe eshtra dhe fragmente pëlhure. Gjetja përshkruhet si "një nga skeletet e ruajtura më mirë që është gjetur ndonjëherë në qytetin antik". Ajo hedh dritë mbi jetën kulturore të qytetit para se të shkatërrohej nga shpërthimi vullkanik i malit Vezuv.
Zbulimi në Pompei/ Romakët e kishin traditën e ushqimit të rrugës që para 2 mijë vjetësh
Pompei vazhdon të mahnisë botën me ato që dalin nga rrënojat e tij. Në gërmimet e reja që kanë rinisur për mirëmbajtjen dhe restaurimin e zonës Regio V ka dalë në sipërfaqe një termopol i ruajtur në mënyrë të përkryer. Mbi të është imazhi i një nimfe dhe kafshëve me ngjyra të ndritshme dhe të gjalla, saqë duken pothuajse tre-dimensionale.
Zbulohet tru njerëzor i vetrifikuar në rrënojat e Pompeit
Pompei vazhdon të ofrojë zbulime të reja në rrënojat e krijuara nga shpërthimi i vullkanit Vezuv në vitin 79 e.s. Në një material të publikuar në Revistën Mjekësore të Anglisë së Re raportohet për zbulimin e një materiali xhami, në ngjyrë të zezë që është gjetur brenda kafkës së një prej viktimave të shumta të Pompeit.
Zbulohet afresku i rrallë në rrënojat e Pompeit (Video)
Pompei i lashtë u shkatërrua pas shpërthimit të Vezuvit, por vazhdon të suprizojë me "thesaret" e fshehura nën hi. Arkeologët që kryejnë gërmime në Pompei zbuluan në rrënojat e një dhome gjumi një afresk romak të frymëzuar nga miti grek që përshkruan Leda-n dhe Kobin, i riprodhuar shumë herë gjatë shekujve.
Piktura me orgji në muret e Pompeit të lashtë (Video, Foto)
Në periudhën e krishterimit të hershëm dhe në Mesjetë, çdo fatkeqësi e madhe natyrore i atribuohej zemërimit të Perëndisë. Por sot të gjithë e dimë se Pompei i lashtë nuk u shkatërrua nga zemërimi i ndonjë perëndie. I u varros nën lavën e vullkanik që shpërtheu duke shkaktuar një nga tragjeditë më të mëdha në historinë njerëzore. Megjithatë, gërmimet e fundit arkeologjike kanë zbuluar ... prova, të cilat në fakt mund të shkaktojnë zemërimin e Perëndisë .... Më konkretisht, ata gjetën në dhomat e mureve të një ndërtese të Pompeit të lashtë piktura me orgji seksuale, të stilit ...
Zbulohet “Pompei Britanik”
Arkeologët britanikë kanë rënë në gjurmë të asaj që po e quajnë “botë e humbur”. Bëhet fjalë për një ngulim 3000 vjet të vjetër të Epokës së Bronzit në një vend që quhet Ferma Must. Një ngulim ku janë gjetur punime qeramike, tesktili, metali që i përkisnin një vendbanimi prej 30 personash që jetonin në shtëpi druri. Nuk janë gjetur skelete njerëzish, por nga analizat e deritanishme është konkluduar për një nivel të lartë punimesh të veshjeve, qeramikës etj.. Vendbanimi, edhe për arsye se u shkatërrua nga zjarri, është quajtur si Pompei Brtianik.
Viktimat e Pompeit, arkeologët realizojnë imazhe 3D të mbetjeve të 30 individëve
Një grup arkeologësh në Itali, po sjellin në imazhe të reja, 3d, mbetjet e trupave të 86 individëve që humbën jetën gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79 p.e.s. Trupat e gjetur në Pompei po skanohen duke përfituar të dhëna të rëndësishme të tipareve, gjendjes shëndetësore, gjinisë, apo edhe çfarë hanin. Deri më tani bëhet e ditur se janë skanuar 30 individë, prej nga ku janë realizuar imazhe 3 dimensionale.