Zbulohet afresku i rrallë në rrënojat e Pompeit (Video)

Pompei i lashtë u shkatërrua pas shpërthimit të Vezuvit, por vazhdon të suprizojë me "thesaret" e fshehura nën hi. Arkeologët që kryejnë gërmime në Pompei zbuluan në rrënojat e një dhome gjumi një afresk romak të frymëzuar nga miti grek që përshkruan Leda-n dhe Kobin, i riprodhuar shumë herë gjatë shekujve.
Legjenda thotë se Zeusi u transformua në një mjellmë mashkull dhe përdhunoi mbretëreshën e Spartës, Lidia. Pas raportit seksual me Zeusin, Lidia pati marrëdhënie seksuale me burrin e saj, Mbretin Tindareus, duke lindur, Elenën, Klitemnestrën dhe binjakët Kastorin dhe Polydefki.
Joshja e Leda-s ishte një nga temat e preferuara të artistëve të Rilindjes Leonado da Vinci, Michelangelo dhe Tintoretto. Veprat origjinale të Da Vincit dhe Michelangelo-s nuk janë asnjëherë, gjetur kopje të tyre janë ekspozuar në shumë galeri në mbarë botën.
Add new comment