Pompei provon se greqishtja flitej në Romën e lashtë para lindjes së Krishtit

Postuar në 18 Gusht, 2021 14:00

Një nga skeletet e ruajtura më mirë, të zbuluara deri tani në Pompei, ka dalë në dritë në nekropolin e Porta Sarnos, duke konfirmuar edhe diversitetin gjuhësor të kohës, 79 vjet para lindjes së Krishtit.

Në varrin e Porta Sarnos është gjetur një kafkë me tufa flokësh të bardhë dhe pjesë të një veshi, si dhe eshtra dhe fragmente pëlhure. Gjetja përshkruhet si "një nga skeletet e ruajtura më mirë që është gjetur ndonjëherë në qytetin antik". Ajo hedh dritë mbi jetën kulturore të qytetit para se të shkatërrohej nga shpërthimi vullkanik i malit Vezuv.

Sipas mbishkrimit të varrit, mbetjet i përkasin një skllavi të liruar, me emrin Marcus Venerius Secundio, i cili ndihmonte në organizimin e shfaqjeve në greqisht në Pompei. Ekspertët thonë se  kjo është prova e parë se greqishtja, gjuha e kulturës në Mesdhe, është përdorur në Pompei krahas latinishtes. Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit, tha se shfaqjet greke në Pompei janë dëshmi e klimës së gjallë dhe të hapur kulturore, që karakterizonte qytetin e lashtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.