varri
Varr para shtëpisë së burrit që donte?!
Në qytetin veriperëndimor turk të Bursës është ndërtuar një varr përballë një shtëpie, akt ky që ka provokuar reagime.
Varri raportohet se i përket një vajze që ishte e dashuruar me burrin që jeton në atë shtëpi, një fabul kjo që ka shtuar kuriozitetin e njerëzve.
Çështja erdhi në vëmendje pas një person ngarkoi videon e varrit në mediat sociale, video e cila është parë me miliona herë. Mbi këtë legjendë dashurie ka shumë reagime.
Pompei provon se greqishtja flitej në Romën e lashtë para lindjes së Krishtit
Një nga skeletet e ruajtura më mirë, të zbuluara deri tani në Pompei, ka dalë në dritë në nekropolin e Porta Sarnos, duke konfirmuar edhe diversitetin gjuhësor të kohës, 79 vjet para lindjes së Krishtit.
Në varrin e Porta Sarnos është gjetur një kafkë me tufa flokësh të bardhë dhe pjesë të një veshi, si dhe eshtra dhe fragmente pëlhure. Gjetja përshkruhet si "një nga skeletet e ruajtura më mirë që është gjetur ndonjëherë në qytetin antik". Ajo hedh dritë mbi jetën kulturore të qytetit para se të shkatërrohej nga shpërthimi vullkanik i malit Vezuv.
Berlin, dhunohet varri sekret i Reinhard Heydrich
Media të ndryshme raportojnë se varri sekret i Reinhard Heydrich në Berlin është gërmuar gjatë natës së të mërkurës duke u gdhirë e enjte, por policia e dekalroi këtë fakt vetëm këtë të hënë. Nga varri nuk është marrë asgjë, por në media po spekullohet se personi apo personat që kanë gërmuar, kanë patur informacion për atë që prehet aty. Varri u la pa emër pas Luftës së Dytë Botërore për arsye që ai të mos kthehej në një lloj vendi pelegrinazhi nga neonazistë, as edhe pikë referimi.
Zbulohet në Stagira mauzoleumi i Aristotelit (Foto)
Arkeologët grekë besojnë se kanë gjetur varrin e Aristotelit në Stagira, qytetin e lindjes së filozofit, qytet grek në Maqedoni. “Nuk kemi prova por kemi indikacione të forta” tregon drejtori i këtyre gërmimeve - Konstandinos Sismanidis. Ky i fundit ka prezantuar sot gjetjet në Kongresin “Aristoteli – 2400 vite” në Universitetin e Selanikut.
Tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Greqi
Pasuritë arkeologjike në Greqi duket se nuk shterojnë. Pas Amfipolis ku mendohet se është varrosur Hefestion, në Pallatin e Nestorit në Peleoponez është zbuluar një varr i një ushtari “me rëndësi”. Mediat raportojnë se ka qenë një grup arkeologësh amerikanë të universitetit të Cincinatit ata që kanë zbuluar varrin 3500 vjeçar ku ndodhet skeleti bashkë me një shpatë broxni si dhe materiale të çmuara. Ministria greke e Kulturës thotë se ky është zbulimi më i rëndësishëm në 65 vitet e fundit në Greqinë kontinentale.
Kisha Ortodokse: Akte që nxisin konfliktet mes besimeve. Kisha Katolike: Respekti ndaj varreve të çdo personi, i patjetërsueshëm
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka përcjellë pak minuta më parë një deklaratë zyrtare për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. KOASH e cilëson aktin të paligjshëm dhe që bie ndesh me të drejtën e besimit, përveç mënyrës së pabesë të kryerjes së tij.. “Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.