Zbulohet në Stagira mauzoleumi i Aristotelit (Foto)
Arkeologët grekë besojnë se kanë gjetur varrin e Aristotelit në Stagira, qytetin e lindjes së filozofit, qytet grek në Maqedoni. “Nuk kemi prova por kemi indikacione të forta” tregon drejtori i këtyre gërmimeve - Konstandinos Sismanidis. Ky i fundit ka prezantuar sot gjetjet në Kongresin “Aristoteli – 2400 vite” në Universitetin e Selanikut.
Ekipi ka ardhur në përfundim se një ndërtesë e gjetur në këto gërmime nuk është asgjë tjetër pos Mauzoleu i Aristotelit. Varri është kupolë 32 këmbë e lartë, me dysheme mermeri që daton nga koha heleniste. Aristoteli i ka dhënë mësim Aleksandrit të madh, i cili e shpërndau filozofinë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni. Sipas Aristotelit, qenia zhvillohet me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi.
Add new comment