arkeologet

Një qytet 3000-vjeçar zbulohet në Egjipt

Postuar në 10 Prill, 2021 00:53

Një qytet 3000-vjeçar është zbuluar së fundmi nën rërat e Luksorit në zonën që njihet si Lugina e Mbretërve. Qyteti daton që në kohën e sundimit të Amenhotepit III, rreth vitit 1390 para Krishtit, dhe është banuar edhe më pas në periudhën e Tutankhamunit. Arkeologët e cilësojnë këtë si zbulimin më të madh që prej atij të varrit të Tutankhamunit. Ai është një pjesëz e mozaikut të egjiptianëve të lashtë në kohën kur perandoria ishte në kulmin e lulëzimit.

Zbulim i madh arkeologjik në Greqi - gjendet tempulli i Artemisës në Eubea

Postuar në 21 Shtator, 2017 08:41

Pas një shekulli kërkimesh, është gjetur në Eubea të Greqisë tempulli i Artemisit. Fati  ka buzëqeshur injë grupi arkeologësh zviceranë që e identifikuan tempullin në qytetin e vogël peshkatar të Amarynthos, në këmbët e kodrave Paleokklisies. Ai ndodhet 10 km larg nga vendi ku deri më tani mendohej se gjendej.

Luks dhe mozaikë poemash – vila e veçantë romake në Libi

Postuar në 07 Qershor, 2017 12:47

Ndoshta duhet parë nga afër, por nga fotografitë e publikuara duket një ndërtim i mahnitshëm. Arkeologët kanë zbuluar në Libi statuja, mozaikë apo edhe elementë të tjerë në një vilë të vjetër në Ptolemais në Libi. Vila është 1700 vjeçare dhe i përket periudhë romake që manifeston një luks dhe mirëqenie marramendëse. 600m2, vila daton në shekullin III e.s në një qytete që nisi të ndërtohej në kohën e grekëve, në shekullin IV p.e.s. Mozaikët, një prej tyre, paraqesin Dionisin duke fjetur dhe Ariadnën, vajzën e Mbretit Minos, që sipas legjendës u bë gruaja e tij.

Zbulohet piramida 3700 vjeçare në Egjipt (foto, video)

Postuar në 04 Prill, 2017 10:10

Arkeologët zbuluan një piramidë të vjetër 3.700 vjeçare në afërsi të Kajros.  Departamenti i Antikiteteve të Egjiptit njoftoi se rrënojat e piramidës së vogla që i përkasin periudhës së dinastisë 13 (në vitet 1802-1640 pes), gjenden në nekropolin e Dahshur, në jug të kryeqytetit egjiptian. Arkeologët kanë zbuluar një korridor që të çon në brendësi të piramidës dhe hyrjen e një dhome.

Zbulohet në Stagira mauzoleumi i Aristotelit (Foto)

Postuar në 27 Maj, 2016 10:37

Arkeologët grekë besojnë se kanë gjetur varrin e Aristotelit në Stagira, qytetin e lindjes së filozofit, qytet grek në Maqedoni. “Nuk kemi prova por kemi indikacione të forta” tregon drejtori i këtyre gërmimeve - Konstandinos Sismanidis. Ky i fundit ka prezantuar sot gjetjet në Kongresin “Aristoteli – 2400 vite” në Universitetin e Selanikut.

Viktimat e Pompeit, arkeologët realizojnë imazhe 3D të mbetjeve të 30 individëve

Postuar në 06 Tetor, 2015 14:36

Një grup arkeologësh në Itali, po sjellin në imazhe të reja, 3d, mbetjet e trupave të 86 individëve që humbën jetën gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79 p.e.s. Trupat e gjetur në Pompei po skanohen duke përfituar të dhëna të rëndësishme të tipareve, gjendjes shëndetësore, gjinisë, apo edhe çfarë hanin. Deri më tani bëhet e ditur se janë skanuar 30 individë, prej nga ku janë realizuar imazhe 3 dimensionale.

Subscribe to RSS - arkeologet