Luks dhe mozaikë poemash – vila e veçantë romake në Libi
Ndoshta duhet parë nga afër, por nga fotografitë e publikuara duket një ndërtim i mahnitshëm. Arkeologët kanë zbuluar në Libi statuja, mozaikë apo edhe elementë të tjerë në një vilë të vjetër në Ptolemais në Libi. Vila është 1700 vjeçare dhe i përket periudhë romake që manifeston një luks dhe mirëqenie marramendëse. 600m2, vila daton në shekullin III e.s në një qytete që nisi të ndërtohej në kohën e grekëve, në shekullin IV p.e.s. Mozaikët, një prej tyre, paraqesin Dionisin duke fjetur dhe Ariadnën, vajzën e Mbretit Minos, që sipas legjendës u bë gruaja e tij. Një tjetër paraqet ciklin e bëmave të Akilit, ndërkohë që muret janë të plotësuar me afreske shumëngjyrësh. Mendohet se vila është shkatërruar nga një tërmet.
Add new comment