Ndahet nga jeta romancieri i aventurës, Wilbur Smith

Postuar në 14 Nëntor, 2021 12:27

Një nga shkrimtarët më të njohur të Afrikës së Jugut ka ndërruar jetë. Smith vdiq në shtëpinë e tij të shtunën pas një karriere të gjatë në letërsi, në moshën 88-vjeçare.

Me 49 tituj që mbajnë autorësinë e tij, Smith u bë një emër i njohur, me historitë e aventurave rrëqethëse që i çuan lexuesit nga ishujt tropikal në xhunglat e Afrikës dhe madje edhe Egjiptin e Lashtë dhe Luftën e Dytë Botërore.

"Autori më i shitur global Wilbur Smith vdiq papritur këtë pasdite në shtëpinë e tij në Cape Town pas një mëngjesi leximi dhe shkrimi me gruan e tij Niso pranë", thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit Wilbur Smith Books, si dhe nga botuesit e tij Bonnier Books.

"Mjeshtri i padiskutueshëm dhe i paimitueshëm i përshkrimit të aventurës, romanet e Ëilbur Smith kanë mbërthyer lexuesit për më shumë se gjysmë shekulli, duke shitur mbi 140 milionë kopje në mbarë botën në më shumë se tridhjetë gjuhë."

Wilbur Addison Smith ka lindur në Zambia dhe është një nga shkrimtarët më të shquar të Afrikës së Jugut në fushën e fiction-it historik. Ai është përkthyer gjerësisht dhe është shumë i lexuar edhe në Shqipëri. Mes veprave të këtij autori në shqip janë romanet: “Dhelpra e artë”, “Ligji i shkretëtirës”, “Triumfi i diellit”, “Flakët e zemërimit”, “Gjëmimi i bubullimës”, “Papirusi i shtatë”, “Engjëj që qajnë”, “Asegai”, “Perëndia e lumit” etj.

Një nga romancierët më të mirë të Afrikës së Jugut, Smith lë pas mbi 200 milionë kopje të shitura.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.