Letrat e Kafkës botohen online
Një koleksion i pabotuar letrash, dorëshkrimesh dhe vizatimesh të Franc Kafkës janë të aksesueshme online përmes Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, e cila arriti t’i merrrte këto dokumente pas një beteje ligjore disavjeçare. Dokumentet që shfaqen për herë të parë për publikun janë 200 letra që Kafka ia ka shkruar mikut të tij, Max Brod, dhe 120 vizatime.
Brod nuk e respektoi marrëveshjen që kishte bërë me shkrimtarin, i cili kishte kërkuar që letrat të agjësoheshin. Autori i “Procesit” dhe “Metamorfozës” vuante nga tuberkulozi dhe vdiq në vitin 1924, por Brod vendosi t’i mbante letrat. Në vitin 1939, ai u largua nga Çekosllovakia e pushtuar nga nazistët për në Tel Aviv.
Brodi, hebre i lindur në Pragë, botoi shumë nga veprat e Kafkës, duke luajtur kështu rolin kryesor në potretizimin e Kafkës si një nga figurat kryesore letrare të shekullit XX.
Pas vdekjes së Brodit në 1968 pasoi një “telenovelë ligjore” për shumë vende, që mediat e pagëzuan si saga kafkiane. Është fjala për betejën ligjore për mbajtësit e të drejtave të një pjesë të krijimtarisë së Kafkës.
Pas viteve të tëra kërkime dhe procese gjyqësore, një sasi dorëshkrimesh dhe letrash u gjetën në një kasafortë në Zyrih, në selinë e UBS, banka më e madhe e Zvicrës.
Shumica e materialeve ndërkohë ishin botuar nga Brodi - por dy surpriza i prisnin arkivistët në Jeruzalem.
"Ne zbuluam vizatime të pabotuara, pa firmë dhe datë, por që Brod i kishte mbajtur", thotë për AFP kuratori i projektit Stefan Litt. Mes vizatimeve është një portret i vetë Kafkës dhe një tjetër i nënës së tij.
"Surpriza e madhe që morëm kur hapëm këto dokumente ishte fletorja e tij blu, në të cilën Kafka shkruan në hebraisht, duke nënshkruar 'K', firma e tij e zakonshme", citohet Litt nga RF1.
Në një nga shënimet në fletoren e tij, që daton në vitin 1920, ai i kërkon një mësuesi në hebraisht të mos zemërohet për gabimet në detyrat e shtëpisë - "sepse janë unë i zemëruar për të dy ne".
Add new comment