letrat
Letrat e Kafkës botohen online
Një koleksion i pabotuar letrash, dorëshkrimesh dhe vizatimesh të Franc Kafkës janë të aksesueshme online përmes Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, e cila arriti t’i merrrte këto dokumente pas një beteje ligjore disavjeçare. Dokumentet që shfaqen për herë të parë për publikun janë 200 letra që Kafka ia ka shkruar mikut të tij, Max Brod, dhe 120 vizatime.
Korrespondenca e papublikuar hedh dritë mbi jetën e trishtë të Maria Callas
E famshme, e talentuar si pak të tjerë, me një jetë të klasit të lartë, sopranoja Maria Callas do të duhet të ishte zilia e të gjithëve. Por mesa duket jeta e saj personale ka qenë krejt tjetër gjë. Disa letra të saj, publikuar së fundmi nga Lyndsy Spence, e cila ka patur akses në këtë korrespondencë të papublikuar më parë, hedhin dritë mbi marrëdhënie të vështira, deri edhe në dhunë seksuale nga njerëz të afërt me të, si p.sh Aristotel Onassis, një miliarder grek që më vonë u martua me Jackie Kennedy.
Dako: Ato letrat Ramé
Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në mbrëmje në Durrës. Pasi ka folur me pasion sesi duhet vënë puna para, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako i ka kujtuar se duhet "të bëjë gati ato letrat". Nuk dihet se cilat letra dhe nëse z. Rama i ka bërë gati, por mesa duket Dako nuk ka mundësi të komunikojë ndryshe veçse kur e takon kryeministrin shesheve. Më poshtë video:
Letrat e Frojdit, një analizë e babait të psikanalizës përmes shkrimit epistolar
Në moshën 17-vjeçare, Zigmund Frojd i shkruante një shoku: "Deri tani ndoshta nuk e ke ditur se ke shkëmbyer letra me një stilist gjerman. Dhe tani unë të këshilloj si mik, jo si palë e interesuar, t'i ruash ato. Kujdesu për to, kurrë nuk i dihet”.
Telegramet vinë e venë...Dear Ditmir!
Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm dhe për Evropën ka publikuar sot në faqen e vet në Facebook disa letra falënderimi që ka marrë nga homologë të tij me rastin e lënies së detyrës.
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në largimin e tij nga detyra, ka marrë disa letra falenderime mes të cilave nga Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo, ministri i Jashtëm britanik Duncan, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Enzo Moavero Milanesi dhe ai turk Mevlut Cavusoglu
Zbulohen 150 letra - korrespondencë të Alan Turing: "E urrej Amerikën"
Në universitetin e Manchester janë zbuluar së fundmi 150 letra korrespondence të matematikanit të njohur, dekriptuesit Alan Turing.
Shumë pak gjëra për jetën e vështirë personale të Turing dhe materiale interesante për mendimet e tij për ShBA, çështje të kërkimeve të tij; këto janë në përgjiithësi ajo çfarë veçohet prej koleksionit.
Kur shkruante fshehurazi Elena Luli, për Zotin e komunizmin!
Zbulohen vargjet e diktaturës, një skaner mbi internimin, burgun dhe ironia e ndërtimit të njeriut të ri. Elena Mirakaj Luli, ndarë nga jeta në vitin 2001, nuk është njohur si poete; për herë të parë kemi një botim me 22 vargje, që janë shkruar në vitet e regjimit, të mbledhur nga Eugjen Merlika, në librin “Flutura”, e shkruar fshehurazi në kohë të ndryshme.