Zbulohen 150 letra - korrespondencë të Alan Turing: "E urrej Amerikën"

Postuar në 28 Gusht, 2017 00:58

Në universitetin e Manchester janë zbuluar së fundmi 150 letra korrespondence të matematikanit të njohur, dekriptuesit Alan Turing. 
Shumë pak gjëra për jetën e vështirë personale të Turing dhe materiale interesante për mendimet e tij për ShBA, çështje të kërkimeve të tij; këto janë në përgjiithësi ajo çfarë veçohet prej koleksionit. 
Veçohet mes tyre përgjigja ndaj një ftese për një konferencë në ShBA në prill 1953, ndaj së cilës shkencëtari përgjigjej Nuk domta pëlqeja udhëtimin dhe e urrej Amerikën. Letra i dërgohet Donald Mackay, fizikan në King’s College në Londër dhe aty nuk shtohet gjë për këtë qëndrim refuzues të tij ndaj ShBA. 
Korrepondenca u zbulua rastësisht gjatë kontrollit në universitetin ku Turing ishte zv.drejtor nga viti 1948, nga një akademik dhe ajo mbulon vitet 1949-1954, viti i vdekjes së Turing. Ai udhëhoqi përpjekjet e suksesshme britanike për thyerjen e kodit Enigma, përdorur nga gjermanët në betejën e Atlantikut dhe konsiderohet si themelues i shkencës bashkëkohore kompjuterike. 

 

https://www.theguardian.com/science/2017/aug/27/collection-letters-codeb...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.