Kumbaro: Ikja e Pirro Manit i krijoi boshllëk teatrit
Para së gjithash njeri e më pas artist. Kështu e kujton Pirro Manin regjisori Saimir Kumbaro. Në një intervistë për MCN TV, Kumbaro rrëfen detaje nga puna e Pirro Manit në teatër dhe jeta jashtë skene. Kumbaro thotë se ikja e regjisorit të madh i krijoi boshllëk teatrit.
Pirro ishte modest. Nuk thoshte kurrë prit se unë kam ardhur nga Bashkimi Sovjetik dhe di më shumë se ju. Ishte një figurë që i krijoi boshllëk teatrit dhe filmit sigurisht.
Pirro ishte mbi të gjitha njeri, pastaj artist. Të jesh njeri është dhunti.
E pashë kur isha në Nju Jork që i mungonte shumë Shqipëria. Por për hir të fëmijëve, të moshës, ai u lidh shumë atje. Por shkonte dhe vinte. Vinte këtu dhe gjëja e parë që bënte, shkonte në teatër.
Kur iku në Amerikë iu kushtua shkrimit të dramave. Duhet të ketë lënë diç, por unë nuk I kam lexuar. Por ai ka lënë një emër shumë të madh.
Add new comment