kosova
Anatomia e katastrofës së samitit për Kosovën
Në mars të këtij viti, administrata Trump projektoi me sukses rrëzimin e një qeverie miqësore në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Në vend të një operacioni të fshehtë të CIA-s, administrata dhe ambasada amerikane zgjodhën presionin e hapur. Pak javë pas pezullimit të ndihmës për zhvillim dhe kërcënimit për tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s, qeveria e kryeministrit reformist Albin Kurti u rrëzua.
Hashim Thaçi nuk është Kosova
Nuk vonoi avokatia e Tiranës për Hashim Thaçin. Me akuzën ndaj tij u sabotuan bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, po thonë. Një gënjeshtër e trashë, pasi u frenua thjesht një takim. Grenell sot e përsëriti ftesën dhe atë e refuzoi në mirëbesim kryeministri Avdullah Hoti. Askush nuk po izolon Kosovën për një akuzë ndaj Thaçit. Përkundrazi, qëndrimi i tij në detyrë e dëmton Kosovën. E cila nuk është Hashim Thaçi. Dhe as Hashim Thaçi nuk është Kosova që është shtet dhe ka institucione.
Kosova vjen pas meje. Anullon vizitën në Uashington, por nuk jep dorëheqje
Dikush ka dhënë shah ndaj procesit politik mes Serbisë dhe Kosovës. Hashim Thaçi, president i kësaj të fundit është thirrur të dëshmojë për akuzën se ka vrarë 100 njerëz në bashkëpunim me të tjerë. Dhe që nga ky moment establishmenti politik I Shqipërisë dhe Kosovës është vënë në lëvizje. Përfshirë gazetarët e ndryshëm, këta bojaxhinj entuziastë të shefit të radhës.
Akuzë publike për 100 vrasje, tri ditë para takimit të Uashingtonit
Akuzë për rreth 100 vrasje për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, njëri Presidenti i Republikës së Kosovës dhe tjetri, kryetar i Partisë Demokratike të saj. Materiali është përgatitur nga Zyra e Prokurorit Special dhe të dy të akuzuarit duhet të mbrohen para Gjykatës Speciale në Hagë.
Grenell: Shkëmbimi i territoreve, politikë e Bolton. Po qëndrimet e ambasadorëve janë politikë e SHBA?
Tani që John Bolton është shpallur armik i administratës Trump për shkak të librit të tij “The room ëhere it happened”, edhe idetë për ndarjen e Kosovës, mund t’i faturohen atij. Në një dalje në Fox News, emisari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se kjo ide është pikërisht e Boltonit. Thotë Grenell:
Lavrov nga Beogradi: Europa duhet të marrë rol në dialogun Serbi-Kosovë
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka bërë sot thirrje nga Beogradi që Bashkimi Europian të marrë rol aktiv në negociimin e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.
Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia beson se BE-ja nuk duhet ta izolojë veten nga detyrimet e veta dhe duhet t’i përmbushë ato ndershmërisht dhe të luftojë për realizimin e atyre zgjidhjeve dhe marrëveshjeve që janë arritur tashmë
tha Lavrov në konferencën për shtyp me presidentin serb, Alexander Vuçiç.
Dështuan edhe të huajt. Gjyqësori, shkelësi më i madh i të drejtave në Kosovë
Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari ka deklaruar në një intervistë për “KosovaPress” se shkelësi kryesor i të drejtave të njeriut në vend është pushteti gjyqësor.
Amballazhi i politikës së jashtme të shqiptarëve
Qeveria e re e Kosovës ka si kryeministër Avdullah Hotin, por si markë të vetën imazhi, ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla. Zonja në fjalë do të drejtojë Ministrinë e Jashtme të një vendi që ka probleme thuajse ekzistenciale me fqinjët dhe jetike me komunitetin ndërkombëtar, një pozicion për të cilin pritet të ketë vëmendje dhe seriozitet maksimal.
Status quoja është destabilizuar dhe kjo është fitore jo e vogël
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të cilësojë si të drejtë vendimin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avudllah Hotit në krijimin e qeverisë. Ky është vendim final dhe Albin Kurti duhet ta njohë dhe respektojë. Atij nuk i ndalohet ta komentojë, por do të ishte gabim ta kundërshtonte zyrtarisht.
Gjykata Kushtetuese në Kosovë i jep të drejtë Thaçit. Mandati për Avdullah Hotin, i ligjshëm
Mediat në Kosovë raportojnë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë presidentit të Republikës, Hashim Thaçi në mandatimin e Avdullah Hotit për krijimin e qeverisë së re.