Lavrov nga Beogradi: Europa duhet të marrë rol në dialogun Serbi-Kosovë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/06/C7BA9F4F-417D-41FB-B31E-0D44F5114397_2020_06_18_20.jpeg?itok=Y4scjqyb)
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka bërë sot thirrje nga Beogradi që Bashkimi Europian të marrë rol aktiv në negociimin e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.
Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia beson se BE-ja nuk duhet ta izolojë veten nga detyrimet e veta dhe duhet t’i përmbushë ato ndershmërisht dhe të luftojë për realizimin e atyre zgjidhjeve dhe marrëveshjeve që janë arritur tashmë
tha Lavrov në konferencën për shtyp me presidentin serb, Alexander Vuçiç.
Nga ana e vet presidenti serb, Vuçiç ka pranuar se zgjedhja mes njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të Serbisë në BE do ta vendoste vendin në një pozitë të vështirë.
Add new comment