lavrov
Gati për bisedime nëse Trump merr iniciativën
Kremlini ka dhënë sinjalet e para se është i gatshëm të diskutojë me presidentin e ri të SHBA, Donald Trump, nëse ky i fundit merr iniciativën.
Lavrov: Ka ca pyetje të cilave Gjermania nuk u ka dhënë përgjigje
Sulmi ndaj gazsjellësit Nord Stream ka sipas Rusisë më shumë sesa dorën e Ukrainës. Ndërsa Gjermania ka shpallur në kërkim një ukrainas si autorin e dyshuar të shpërthimit nënujor të tubacionit, Kremlini mendon se kaq nuk mjafton. Në një koment për të përditshmen Izvestia, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, flet për një komplot shumë më të madh.
“Nuk e duam një tjetër luftë të madhe”
Rusia nuk ka ndërmend t’i hyjë një “lufte të madhe” dhe as të sulmojë vende të tjera. Ministri i Jashtëm rus e bëri këtë sqarim gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Bota në luftë prej anglo-saksonëve
Në një mesazh drejtuar me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Rusisë për Dijen, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov akuzoi Perëndimin se po çon në luftë të madhe Lindjen e Mesme.
Ne shohim anglo-saksonët që literalisht po e shtyjnë Lindjen e Mesme drejt një lufte të madhe. Rezultati i kësaj politike përfshin një shpërthim të terrorizmit, ekstremizmit, jetëve të shkatërruara, familjeve të rrënuara dhe fluks refugjatës në miliona
citohet ai.
Lavrov tallet me ndërmjetësimin "alla frënga": Macron thjesht do të bjerë në sy!
Franca e Emmanuel Macron është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Si zakonisht, duke e tallur. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka ironizuar propozimin francez për ndërmjetësim në krizën ukrainase, duke e cilësuar atë si:
një përpjekje për të bërë veten qendër të vëmendjes dhe një dëshirë për të treguar sesa aktiv je dhe sesa ke nevojë që të të mbështesin
Paqe në Ukrainë?! "Nuk paguhem për shpresa dhe pritmëri"
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka lënë të kuptohet se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të mbyllet as këtë vit. Gjatë një konference për shtyp në New York, Lavrov ka deklaruar e në Perëndim po mbizotëron një logjikë skizofrenike. Sipas tij mbështetja masive për Ukrainën në kuadër të “një kundërofensive për të kërkuar mandej negociime me Rusinë” është tërësisht e pambështur.
Ne nuk duam asnjë kërcënim nga territori i Ukrainës dhe këto kërcënime ishin akumuluar aty prej vitesh, sidomos pas grushtit të shtetit në shkurt të vitit 2014
Takimi i parë që nga nisja e luftës
Në nisje të samitit të G20 në Indi, dy ministrat e jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë, janë takuar për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Agjencia “Reuters” raporton se Blinken i ka kërkuar Lavrov të ndalojë luftën dhe të prapësojë vendimin për anullimin e traktatit të ri START për armët strategjike. Takimi ka qenë në fakt spontan, 10 minuta bisedë në këmbë, pra jo në format delegacioni.
Një botë multipolare dhe Perëndimi nuk e ndalon dot
Rusia duket se përfundimisht e sheh veten si një ndër qendrat e mëvetësishme të pushtetit në rendin e ri global që po merr jetë. Lufta në Ukrainë dhe sidomos reagimi perëndimor kanë përforcuar vizion e liderëve rusë të këtij brezi se vendi i Rusisë në botë është ai i një qendre më vete në kuadër të një bote multipolare. Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov ka deklaruar gjatë një interviste për televizionin “Zvezda” se perëndimi mund të ngadalësojë, por asnjëherë të ndalojë krijimin e një bote multipolare.
Ukraina, premiera kryesore e politikës neokoloniale të anglo-saksonëve
Në një shkrim të publikuar së fundmi në gazetën “Izvestia”, ministri i Jashtëm I Rusisë, Sergey Lavrov ka prezantuar një lloj analize kritike, denoncuese madje, nën titullin: Incidente të inskenuara si qasje e Perëndimit në të bërit politikë. Kjo lloj politike e mbivlerësimit inflacionar propagandistik të incidente të ndryshme të inskenuara u vu re edhe në Ukrainë. Lavrov thotë se Bucha, Mariupol, Kramators dhe Kremenchug janë shembuj të kësaj politike.
Do e ndalojnë Lavrovin të shkojë në Ankara?
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiçka mbrojtur së fundmi qëndrimin e vendit të tij në lidhje me Rusinë dhe vizitën e anulluar të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov. E anulluar për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga Bullgaria dhe Mali i Zi, vizita e Lavrov konfirmoi natyrën e tensionit aktual në Europë. Vuçiç ka ekspozuar një klimë të vërtetë shantazhi në Europën e zhytur në politikën autodestruktive të sanksioneve dhe presionit që nuk është as ky i njëjtrajtshëm.