lavrov

Përplasje Rusi-SHBA për Kosovën, BE jashtë loje

Postuar në 17 Janar, 2017 17:30

Tre ditë pasi Serbia nisi për në Kosovë trenin e blerë në Rusi  me mbishkrimin "Kosova është Serbi", Moska ka bërë komentin e parë zyrtar për përplasjen deri më tani diplomatike mes Beogradit dhe Prishtinës. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se këto tensione janë duke u krijuar në një masë të konsiderueshme nga politikat e ndjekura nga ata që kanë imponuar të ashtuquajturat vlerat evropiane në një mënyrë të re, të modernizuar post të krishtere në të gjithë popujt e Ballkanit.

Daçiç zgjon serbët: Më mirë me Trump, por mos prisni që ai të kthejë Kosovën

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 15:48

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë për një television vendas, se është pozitive fitorja e Donald Trump në SHBA, por asnjë nuk duhet të presë se ai do t’ia kthejë Kosovën Serbisë.

Lavrov në Athinë për çështjet e rajonit dhe Sirinë

Postuar në 02 Nëntor, 2016 11:14

Pak ditë para se Greqinë ta vizitojë  presidenti amerikan Barak Obama, në Athinë mbërriti ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në takimin me presidentin Pavlopulos, kreu i diplomaciosë ruse  foli për situatën në Siri, duke thënë se "ndaj zgjidhjes politike të rezolutës së Këshillit të Sigurimit është praktikuar sabotimi për shkak se disa mbështesin ekstremistët, qëllimi të cilëve është që të përzënë regjimin e Asadit."

Propozimi i Lavrov: “Zgjerimi i NATO-s drejt kufirit rus, shkaku i të gjitha tensioneve. Të krijojmë Unionin Euroaziatik”

Postuar në 04 Mars, 2016 04:32

Konflikti i fundit mes Rusisë dhe Perëndimit ka riaktivizuar shumë terma dhe ka gjallëruar shumë klishe që mendohej se ishin lënë pas. Që nga fjalimi i Vladimir Putinit në Munih në vitin 2007, Perëndimi nisi të shihte më qartë ambiciet e presidentit rus nën një prizëm imperial, njësoj si Bashkimin Sovjetik dikur. Ngjarjet e Gjerogjisë dhe Osetisë në gusht të vitit 2008 theksuan prirjen për ta parë Rusinë si një qendër që synonte rivalitetin me Perëndimin, ndërkohë që përballja në Ukrainë dhe në Siri i ka hapur letrat plotësisht.

Gabimi me dashje i Erdogan dhe loja e rrezikshme me bekimin e amerikanëve

Postuar në 25 Nëntor, 2015 20:46

Rrëzimi i avionit rus nga flota ajrore turke për Moskën ishte një pabesi e paramenduar. Argumenti se Turqia reagoi për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore nuk ka si të jetë bindës për Kremlinin kur vetë Turqia është një prej vendeve që cënon vazhdimisht integritetin territorial të fqinjëve të saj.

"Po dëshmojmë fundin e dominimit të Perëndimit”

Postuar në 24 Gusht, 2015 12:57

Rusia duket se e sheh kohën e tanishme, të dominuar nga konflikte të ngrira, apk edhe të kufizuara, si kohë historike me rëndësi të jashtëzakonshme. Gjatë një fjale të mbajtur në Terra Scientia International Youth Forum, Sergei Lavrov, u shpreh se bota sot po dëshmon fundin e dominimit të Perëndimit. “Ne po dëshmojmë fundin e një epoke shumë të gjatë, fundin e erës së dominimit Perëndimi. Dominim ekonomik, financiar, politik”, tha Lavrov. Sipas tij, qendra të reja pushteti kanë lindur në Azi dhe Paqësor dhe një botë policentrike ka nisur të funksionojë sado që edhe kjo do të dojë kohë.

Pages

Subscribe to RSS - lavrov