Ukraina, premiera kryesore e politikës neokoloniale të anglo-saksonëve

Postuar në 20 Korrik, 2022 14:39

Në një shkrim të publikuar së fundmi në gazetën “Izvestia”, ministri i Jashtëm I Rusisë, Sergey Lavrov ka prezantuar një lloj analize kritike, denoncuese madje, nën titullin: Incidente të inskenuara si qasje e Perëndimit në të bërit politikë. Kjo lloj politike e mbivlerësimit inflacionar propagandistik të incidente të ndryshme të inskenuara u vu re edhe në Ukrainë. Lavrov thotë se Bucha, Mariupol, Kramators dhe Kremenchug janë shembuj të kësaj politike.

Ka një model të dallueshëm që tradhëton provokimet e inskenuara nga Perëndimi dhe xhelatët e tij. Në fakt ato kanë nisur shumë para ngjarjeve të Ukrainës

shkruan Lavrov.

Raçaku i Kosovës ishte pikënisja sipas tij, teksa viktimat e gjetura nga OSBE-ja, të veshur si civilë, u provua më pas se ishin ushtarë të UÇK-së, ndërkohë që vetë konstatimi prej OSBE-së I natyrës së aktit dilte jashtë juridiksionit të saj. Pasoja immediate ushtarake e ndërhyrjes në Kosovë është krijimi i bazës së Bondsteel.

Vijoi me fjalimin e famshëm të Colin Powel në OKB që u shfrytëzua për të sulmuar Irakun nn pretekstin e konfirmuar si të rremë të ekzistencës së armëve të shkatërrimit në masë.

Libia e 2011-ës pa sulmet e Perëndimit ndaj forcave të Muhamar Gedafit që luftonte terroristë me pasojën e shkatërrimit të shtetit libian.

Ukrainë 2014, Perëndimi detyron presidentin Yanukovich të nënshkruajë marrëveshje me opozitë, për të vepruar ditën tjetër me një grusht shteti. Lavrov shkruan se ngjarjet në Maidan u kryen nga opozitarët radikalë ukrainas, në një tjetër manifestim të modelit politik perëndimor që provokon ndryshimet pa cenuar petkun e sovranitetit. Marrëveshja e Minsk që u nënshkrua për Ukrainës ishte një mashtrim propagandistik dhe për Lavrov këtë e vërtetojnë fjalët e ish-presidentit Petro Prooshenko më 17 qershor 2022:

Marrëveshjet e Minskut nuk kanë asnjë kuptim për ne, ne nuk kishim asnjë qëllim t’i zbatonim ato…qëllim ynë ishte të hiqnim rrezikun me të cilin u përballëm, të fitonim kohë për të rivendosur rritjen ekonomike dhe rindërtuar forcat e armatosura…Populli i Ukrainës po paguan çmimin për këtë mashtrim

shkruan Lavrov që shton në mënyrë domethënëse dhe paralajmëruese:

Çfarë harxhimi i kotë energjie për Olaf Scholz me thirrjet e tij për të detyruar Rusinë të pranojë një marrëveshje që garanton sovranitetin dhe integritetin territorial te Ukrainës

Siria me lojën e armëve kimike ishte një tjetër premirerë propgandistike e Perëndimit, bashkë me rastet Skribal dhe Navalni.

Ne kemi dyshime se anglo-saksonët kanë dorë në Bucha

thekson  Lavrov sipas të cilit krizate njëpasnjëshme kanë nxjerrë në dritë një problem më rëndësi dhe emergjencë globale: bioeksperimentet e ShBA në vendet e ish-bllokut sovjetik. Akuza e fundit ka implikime shumë të mëdha pasi nëse Rusia do të dojë të jetë serioze e ka për detyrë nesër që në çdo rishikim të arkitekturës së sigurisë të kërkojë misione inspektimi në këto vende si ato që shohim në Iran për armët bërthamore. Antiruse e sheh Lavrov edhe politikën e zgjeirmit të BE-së në Ukrainë dhe Moldavi duke vënë në dukje se hapësira e kontrollit të Perëndimit tani synon edhe rajonit Azi-Paqësor.

Është koha që Perëndimit të zbresë në tokë

bën thirrje Lavrov që ka kujtuar se “ambiciet neokoloniale” të anglo-saksonëve kanë gjetur opozitë edhe nga Kina në parimin e pandashmërisë së sigurisë.

Një mesazh direkt ky për riorganizimin e detyruar të botës, ndërkohë që duhet thënë se strategjia “aziatike” e Rusisë e vuan padashur të ashtuquajturin “refleks të aziançinës” që u tematizua si shqetësim intelektual dhe ideologjik që nga mesi i shekullit të 19-të në Rusi. Duket se Lavrov po thotë se përtej konfliktit të tanishëm, nuk është në interesin e askujt – as të anglosaksonëve- që bota sllave të rikthehet si faktor gjeopolitik aziatik.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.