Lavrov tallet me ndërmjetësimin "alla frënga": Macron thjesht do të bjerë në sy!
Franca e Emmanuel Macron është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Si zakonisht, duke e tallur. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka ironizuar propozimin francez për ndërmjetësim në krizën ukrainase, duke e cilësuar atë si:
një përpjekje për të bërë veten qendër të vëmendjes dhe një dëshirë për të treguar sesa aktiv je dhe sesa ke nevojë që të të mbështesin
Sipas tij qëndrimi francez nuk bën shumë kuptim vetëm si aspekt humoristik i krizës, përderisa nga njëra anë Parisi deklaron gatishmërinë që të furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë për të vazhduar luftën me Rusinë dhe në të njëjtën kohë, shpall dëshirën për ndërmjetësim.
Nëse dikush do të kontribuojë për të kërkuar një rregullim, nuk përdoret mikrofoni. Kjo bëhet përmes kanaleve të përshtatshme. Kushdo e di këtë
citohet Lavrov. Që ka vazhduar me talljen duke shtuar se njësoj si Macron edhe paraardhësi i tij, Holande, ishte një ndërmjetës dhe garantues në Marrëveshjet e Minskut. Por që vetëm një vit më parë do të mburrej se:
Ne nuk donim të përmbushnim asgjë. Thjesht donim të blinim kohë që ta mbushnim Ukrainën me armë
Add new comment