Gati për bisedime nëse Trump merr iniciativën
Kremlini ka dhënë sinjalet e para se është i gatshëm të diskutojë me presidentin e ri të SHBA, Donald Trump, nëse ky i fundit merr iniciativën.
Ne nuk kemi refuzuar kontakte me askënd. Presidenti rus Putin ka theksuar pozicionin tonë çdo herë që kjo çështje është ngritur. Të flasësh është përherë më mirë sesa të izolohesh nga njëri-tjetri. Ne do të shohim nëse ka ndonjë propozim dhe e përsëris se nuk ishim ne që prishëm marrëdhëniet dhe nuk na takon ne të sugjerojmë rigjallërimin e tyre. Nëse ka ndonjë nismë të ulemi dhe të kemi një bisedë të sinqertë për atë se ku qëndrojmë aktualisht dhe sesi duhet të ecim përpara, pa kërkesa të njëanshme, ne jemi gati
ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një konference për shtyp në Kazakistan.
Ai ka cilësuar se problemet mes Rusisë dhe SHBA janë shumë të thella që burojnë sipas tij nga perceptimi i elitës amerikane e çdo rival në arenën ndërkombëtare duhet shtypur.
Add new comment