Takimi i parë që nga nisja e luftës

Postuar në 02 Mars, 2023 19:37

Në nisje të samitit të G20 në Indi, dy ministrat e jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë, janë takuar për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Agjencia “Reuters” raporton se Blinken i ka kërkuar Lavrov të ndalojë luftën dhe të prapësojë vendimin për anullimin e traktatit të ri START për armët strategjike. Takimi ka qenë në fakt spontan, 10 minuta bisedë në këmbë, pra jo në format delegacioni.

I thashë ministrit të jashtëm se pavarësisht se çfarë ndodh në botë apo në marrëdhëniet tona, SHBA do të jetë përherë e gatshme të angazhohet dhe veprojë për kontrollin e armëv strategjike, sikurse bëri dikur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në kulmin e Luftës së Ftohtë

është shprehur Blinken.

Politika e tanishme duket se kërkon të mbajë kontakte me Kremlinin për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e globit përmes një modeli të konsoliduar në dikur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.