Kosova vjen pas meje. Anullon vizitën në Uashington, por nuk jep dorëheqje
Dikush ka dhënë shah ndaj procesit politik mes Serbisë dhe Kosovës. Hashim Thaçi, president i kësaj të fundit është thirrur të dëshmojë për akuzën se ka vrarë 100 njerëz në bashkëpunim me të tjerë. Dhe që nga ky moment establishmenti politik I Shqipërisë dhe Kosovës është vënë në lëvizje. Përfshirë gazetarët e ndryshëm, këta bojaxhinj entuziastë të shefit të radhës. Në këtë aradhë partizanësh të Thaçit nuk ka ndonjë dallim etik apo qëndrim moral, jo ka një solidaritet në bllok duke refuzuar akuzat si të padrejta dhe duke bërë të qartë se aktualisht rreziku për Kosovën sot vjen pikërisht nga ky front që po na thotë se me ta le të digjet mbarë vendi.
Hashim Thaçi ka anulluar vizitën në Uashington sepse dikush e neutralizuar atë në arenën ndërkombëtare, por ai dje ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqje. Aktin e dorëheqjes ai e ruan për miqtë amerikanë të cilëve u ka bërë nderin duke mos u shkelur në derë tani që është i akuzuar. Për kosovarët kjo nuk vlen.
Nëse më vjen ftesa do të përgjigjem. Nuk jap dorëheqje nga presidenti. Pse të jap dorëheqje? Intervistimi është normal. Janë invervistuar ministra, ish kryeministra, kryetarë komunash. Të gjithë duhet të shkojnë në shtëpi?. Aty shkon qytetari dhe jo Presidenti
ka thënë Thaçi që në këto momente duket se ka këshilltar vetëm veten.
Në korriki 2019, ish-kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen sepse u thirr në Hagë pikërisht sepse detyra mbingarkohet me faturë për vendin. Sot Hashim Thaçi na jep një analizë ndryshe. Ai do të qëndrojë, sepse atë po e duan ta mbajnë në karrige edhe të tjerë që kanë dorë në lojën e kufijve dhe negociatave me Serbinë.
Në vitin 2019, Edi Rama deklaronte për ftesën drejtuar Haradinajt:
Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë
Sot, kur ftesa i ka ardhur “papritur” mikut të tij kryesor në Kosovë, z. Rama ka ndryshuar regjistër:
Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!
Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!
RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE
Është e qartë se ne kemi një politikë personale, në Tiranë dhe në Prishtinë, që luhatet sipas humorit dhe interesit të njërit apo tjetrit, të gjithë që nuk japin llogari kund.
Hashim Thaçi ka dalë nga loja për momentin, por ai po njofton se pa të Kosova nuk bën asnjë hap. Njerëz të tij, por edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po bëjnë të qartë se Abdullah Hoti nuk mund të shkojë në Uashington. Kjo na përcjell qartë kapjen e shtetit në Kosovë, ku një njeri i vetëm bllokon funksionimin e institucioneve në emër të një problemi politik personal që ka me drejtësinë. Do të ishte gabim fëminor të shohësh te arrestimi eventual i Thaçit një goditje ndaj flamurit kuqezi që me aq entuziazëm valëvitet me rast e pa rast. Ne duhet të jemi kundër çdo instrumentalizimi të drejtësisë për synime politike, por ama duhet ta përkrahim çdo hap që bëhet për drejtësi. Në fund të fundit një shoqëri apo shtet demokratik do kërkonte ta gjykonte edhe vetë Hashim Thaçin dhe njerëzit e luftës, qoftë edhe për të vënë në paqe me historinë të vërtetën që kaq shumë fshihet. Askush në asnjë kohë nuk vlen më shumë sesa vendi i tij. Kjo është elementare.
Comments
Hyj tek ata qe nuk ka simpati
Hyj tek ata qe nuk ka simpati per Thacin, per shume arsye te cilat lidhen kryesisht me menyren e qeverisjes por kur gjykatat aktivizohen pikerisht ne disa momente specifike atehere s'ka pse te jape doreheqje.
Thaci ka kohe qe interesat e
Thaci ka kohe qe interesat e Kosoves i ka vene ne plan te dyte. Nese i shtojme kesaj edhe reagimin e cakerdisur te Rames sot ne parlament, kuptohet qe i ka ikur per duarsh nje pazar i majme ne kurriz te interesave te Kosoves e te shqiptareve. Cfare luftertari atdhetar mund te jete nje njeri i tille?
Add new comment