gjykata nderkombetare
Të biem dakord që çështjet me Greqinë t'i çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar gjatë një interviste për "A Haber Tv", se Ankaraja është dakord për adresimin e problemeve me Greqinë në Gjykatën e Hagës, por me kushtin që aty të çohet një paketë e gjithë, jo vetëm një çështje.
Pakti detar i 2009-ës teorikisht mund të përsëritet në Arbitrazh
Njoftimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se zgjidhja e çështjes së kufirit detar me Greqinë mund t’i adresohet një Gjykate Ndërkombëtare, shtron për diskutim vlerën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim. Pyetja është nëse shqyrtimi gjyësor e mandej vendimi i një trupe ndërkombëtare do të konsiderojë vendimin e Gjykatës sonë si rrethanë cilësuese apo të rëndësishme në ndarjen e kufirit detar dhe shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo është tërësisht e pavarur në vendimin e vet.
Të vetmit që po na gënjejnë jemi NE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se i është dorëzuar nevojave elektorale dhe frikës së tij fiziologjike në raport me marrëdhëniet me Greqinë. Nga darka “e bukur” me homologun e tij grek, Mitsotakis, ka dalë lajmi jolajm se Shqipëria mendon se ndarja e kufirit detar mes dy vendeve duhet arbitruar nga një gjykatë ndërkombëtare.
Kosova vjen pas meje. Anullon vizitën në Uashington, por nuk jep dorëheqje
Dikush ka dhënë shah ndaj procesit politik mes Serbisë dhe Kosovës. Hashim Thaçi, president i kësaj të fundit është thirrur të dëshmojë për akuzën se ka vrarë 100 njerëz në bashkëpunim me të tjerë. Dhe që nga ky moment establishmenti politik I Shqipërisë dhe Kosovës është vënë në lëvizje. Përfshirë gazetarët e ndryshëm, këta bojaxhinj entuziastë të shefit të radhës.
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve nis hetime për krime kundër njerëzimit në Afganistan. Përfshihet për herë të parë personeli amerikan
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve nis hetime për krime kundër njerëzimit në Afganistan. Përfshihet për herë të parë personeli amerikanGjykata Ndërkombëtare e Krimeve pritet të hapë së shpejti një proces hetimor për krime kundër njerëzimit në Afganistan.
Lajmi raportohet nga revista e njohur “Foreign Policy” sipas së cilës në hetim mund të përfshihet edhe një pjesë e personelit amerikan.
“Gjykata do të shënonte herën e parë të një hetimi formal për veprimet e ShBA-së duke hapur rrugën për një përplasje me Uashingtonin”, shkruan FP.
Ministri kinez i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për luftë
Kina duhet të përgatitet për luftë në det. Kështu citohet të jetë shprehur ministri i Mbrojtjes së Kinës, Chang Wanquan, i cili ka vlerësuar se kërcënimet detare për shtetin kinez po çojnë drejt konfliktit të armatosur. “Ushtria, policia dhe publiku duhet të përgatiten për mobilizim për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial”, ka thënë Wanquan. Mediat ndërkombëtare i kanë lidhur këto deklarime me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e cila hodhi poshtë pretendimet e Pekinit zyrtar në Detin e Kinës Jugore.