Ministri kinez i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për luftë
Kina duhet të përgatitet për luftë në det. Kështu citohet të jetë shprehur ministri i Mbrojtjes së Kinës, Chang Wanquan, i cili ka vlerësuar se kërcënimet detare për shtetin kinez po çojnë drejt konfliktit të armatosur. “Ushtria, policia dhe publiku duhet të përgatiten për mobilizim për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial”, ka thënë Wanquan. Mediat ndërkombëtare i kanë lidhur këto deklarime me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e cila hodhi poshtë pretendimet e Pekinit zyrtar në Detin e Kinës Jugore. Kina e cilësoi vendimin një letër të harxhuar kot duke shtuar se në rajonet e shumëdiskutuar në muajin shtator, ajo do të zhvillojë stërvitje të përbashkëta me Rusinë. Duket se Pekni ka qenë i përgatitur për një përballje të tillë, pasi ndërtimi i ishujve në këtë rajon ka provokuar jo pak tensione, e megjithatë Pekini ka vijuar me planin e vet. Gjykata Supreme kineze ka vendosur se ata që kapen duke peshkuar ilegalisht në ato ujëra që Kina i cilëson të vetat, do të burgosen deri në një vit. Në një plan më të përgjithshëm, mendohet se pretendimi në të vërtetë lidhet me interesin strategjik të dominimit të një kalimi ujor ku zhvillohet një tregëti me vlerë 5 trilionë dollarë në vit.
http://www.japantimes.co.jp/news/2016/08/03/asia-pacific/china-must-prep...
Add new comment