konflikti
Një përgjigje që më futi në mendime
Izraeli mund ta fitojë betejën dhe të humbasë luftën
Një gjakderdhje e re është riaktivizuar mes Izraelit dhe Hamasit. Hamasi filloi raundin e fundit duke nisur një sulm të mirëkoordinuar raketor dhe tokësor ndaj Izraelit, përfshirë rrëmbimin e disa ushtarëve dhe civilëve izraelitë dhe kapjen e përkohshme të disa komuniteteve kufitare. Të thuash që Izraeli u kap në befasi është njëfarë eufemizmi, por kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli tani është "në luftë" dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po hakmerren, ashtu siç kanë bërë në raste të mëparshme.
Të gjithë në radarët e Amerikës
Tentakulat amerikane të mbajtjes nën vëzhgim dhe mbledhjes së informacionit shtrihen në të gjithë planetin, me synimin për të qenë në dijeni të të gjitha sekreteve që i atribuohen konfliktit ruso-ukrainas dhe aktiviteteve të emisarëve të Moskës.
Një hap nga konflikti botëror
Gjermania është vënë në qendër të një presioni në rritje nga aktorët perëndimorë pasi ka refuzuar deri më tani të furnizojë Ukrainën me tanke të modelit “Leopard”. Një takim i përfaqësuesve të 50 vendeve në bazën e Ramstein në Gjermani nuk ka nxjerrë gjë në dritë dhe nuk ka bindur Berlinin të bëjë një dërgesë që do të thotë deklaratë lufte ndaj Kremlinit.
Kina: Koncepti i ri Strategjik i NATO-s promovon konfliktin
Kina ka reaguar publikisht ndaj dokumentit të adoptuar nga NATO në Samitin e Madridit. Sipas Konceptit Straegjik, Rusia konsiderohet si kërcënim kryesor dhe pas saj Kina përkufizohet si rrezik. Lidhur me dokumentin e grupit të ri armiqësor, Pekini zyrtar ka përcjellë një reagim të vetin, përmes të cilit shpreh shqetësime serioze.
Kina pa dorashka diplomatike: Mos e kruani me Rusinë
"Bëni kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”. Nuk duket aspak si gjuha e një diplomati, e megjithatë është. Fraza është shkëputur nga biseda në Moskë mes ambasadorit kinez në Rusi, Zhang Hanhui, dhe kolegut të tij italian, Giorgio Starace. Hanhui e ka pritur në ambasadë homologun italian dhe gjatë bisedës është shmangur pak nga gjuha e latuar diplomatike.
Dislokohet sistemi “Kinzhal” në Ukrainë, Mariupoli në darë. Marina Ruse: Mina detare po lundrojnë drejt Bosforit
Ukraina ka hyrë tashmë në një fazë të re të presionit ushtarak rus, teksa rënia e Mariupolit është çështje orësh. Qyteti bën pjesë në krahun jugperëndimor të goditjes ruse që i është afruar Kievit nga veriu, Kharkivit nga Lindja dhe rrezikon të mbyllë darën rreth kryeqytetit ukrainas. Beteja për qytetin dhe rajonin përreth ka rëndësi edhe për faktin se aty ndodhet Azovstal, një ndër impiantet më të mëdha në Europë të çelikut duke rrezikuar kështu prekjen e një tjetër tregu me rëndësi strategjike.
Amerikanët nuk e duan përfshirjen në konfliktin Ukrainë-Rusi
Amerikanët nuk e duan përfshirjen në konfliktin Ukrainë-Rusi. Një sondazh i kryer së fundmi zbulon se vetëm 26% e amerikanëve mendojnë se SHBA duhet të ketë një rol më të madh në këtë konflikt, 52% pranojnë nevojën për një rol të kufizuar dhe 20% e përjashtojnë kategorikisht çdo ndërhyrje. Sondazhi është kryer nga Qendra Associated Press-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike.
A mund të dënohen ata që luftojnë në konflikte të huaja?
Deklarata e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov se në Ukrainë janë përfshirë shtetas shqiptarë si ushtarë, ka hapur debatin e krijuar nga ligji shqiptar për pjesëmarrje në aktivitete ushtarake jashtë vendit.
Gjermania pro ndarjes së Ukrainës. Rusët nuk do shkojnë përtej Poltavës
Ish-ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Volker deklaron në një intervistë për “Kathimerini” se lufta në Ukrainë është e pashmangshme.